TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

UEFA / Ndryshime në Fair Play Financiar, rregulla dhe sanksione të reja nga korriku

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
UEFA / Ndryshime në Fair Play Financiar, rregulla dhe sanksione të reja nga korriku

Fair Play Financiar, duke filluar nga 1 korriku 2022, do të ndryshojë. Pavarësisht ndryshimeve, apo risive, kufiri i pagave, që njëkohësisht është mënyra e vetme për të balancuar llogaritë, mbetet ende një çështje e pazgjidhur për momentin. Më mirë, nuk është gjetur akoma asnjë mënyrë për të rënë dakord të gjitha palët. Parametrat do të ndryshojnë rrënjësisht dhe do të bazohen në të ardhurat dhe kostot e klubit (skuadra, pagat, komisionet për agjentët) dhe kjo kosto nuk mund të kalojë 70% të të ardhurave totale. Deri më tani, tejkalimi maksimal ishte 30 milionë dollarë, pavarësisht të ardhurave.

Gjithsesi, UEFA, për ta bërë më të lehtë implementimin e ndryshimeve dhe për të krijuar një lehtësi në kalimin nga rregullat e vjetra në ato të reja, për 3 sezonet e ardhshme, kostot mund të arrijnë deri në 90% të të ardhurave për çdo klub. Ndërkohë, për ato klube që nuk i kanë thyer më parë rregullat, mund të kenë një diferencë bonus prej afërsisht 10 milionë dollarë.

Jo vetëm rregullat do të ndryshojnë, por edhe sanksionet. Natyrisht rruga më e lehtë do të jenë gjobat, ndërsa risi do të jetë, zbritja me një kompeticion, që do të jetë masa më e lartë e dënimit. Për ta shpjeguar më thjeshtë, nëse një skuadër që ka siguruar pjesëmarrjen në Champions League, do të marrë dënimin më të lartë, atëherë do të luajë në Europa League, e kështu me radhë, deri në Conference League. Gjithashtu një vëmendje maksimale do të tregohet edhe për kontratat e klubeve me sponsorat, kjo pasi shpesh shumë klube në të kaluarën kanë “fryrë” të ardhurat e tyre me sponsorizime fiktive nga kompani të lidhura me klubin (rastet e PSG-së dhe Manchester Cityt)

Jo më pak me rëndësi, gjithashtu edhe emri do të ndryshojë, Fair Play Financiar do të zëvendësohet nga Rregulloret e Qëndrueshmërisë Financiare. Rregullat e reja pritet të miratohen më 7 prill, pas votimit nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s dhe do të hyjnë në fuqi më 1 korrik 2022.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Juventusi eliminohet në vazhdime nga Galatasaray

Juventusi eliminohet në vazhdime nga Galatasaray

Real Madridi vazhdon rrugën në Champions

Real Madridi vazhdon rrugën në Champions

PSG kalon në 1/8 e finales

PSG kalon në 1/8 e finales

Dramë në Torino, ndeshja shkon në vazhdime

Dramë në Torino, ndeshja shkon në vazhdime

Katër persona u qëlluan për vdekje në një motoskaf të regjistruar në SHBA nga forcat kubane

Katër persona u qëlluan për vdekje në një motoskaf të regjistruar në SHBA nga forcat kubane

Alijaj: Familja Jashari po përdoret nga partitë politike në momente bllokade

Alijaj: Familja Jashari po përdoret nga partitë politike në momente bllokade

Juventusi eliminohet në vazhdime nga Galatasaray

Juventusi eliminohet në vazhdime nga Galatasaray

Real Madridi vazhdon rrugën në Champions

Real Madridi vazhdon rrugën në Champions

PSG kalon në 1/8 e finales

PSG kalon në 1/8 e finales

“InfoNata” 25.02.2026

“InfoNata” 25.02.2026

Dramë në Torino, ndeshja shkon në vazhdime

Dramë në Torino, ndeshja shkon në vazhdime

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën