Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), ka marrë gjobë në vlerë prej 13.250 eurosh nga UEFA.
Me 10 mijë euro, FFK-ja është dënuar për pushtim të fushës në ndeshjen e Ligës së Kombeve në mes të Kosovës dhe Lituanisë e luajtur më 18 nëntor në Prishtinë.
Me 3 mijë e 250 euro, UEFA e ka dënuar FFK-në, për ndezje të fishekzjarrëve nga “Dardanët”.
Ndrkohë, mesfushori Muharrem Jasharin është suspenduar me dy ndeshje moslojë.
Jashari ishte përjashtuar me karton të kuq për shkak të një ndërhyrje të ashpër dhe nuk do të mund të paraqitet në dy ndeshjet e ardhshme që Kosova i luan kundër Lituanisë në mars të vitit të ardhshëm në kuadër të plejofit të Ligës së Kombeve.