Skuadra e Udineses ka futur Fiorentinan në krizë edhe më të thellë në Serie A të Italisë.
Të hënën mbrëma, Udinese triumfoi në shtëpi 3:0 ndaj Fiorentinas në duelin që i takoi xhiros së 27-të.
Christian Casabele (10′), Keinan Davies (64′) nga penalltia dhe Adam Buksa (94′) shënuan për fitoren e Udineses.
Tani, Udinese më këtë fitore ka tubuar 35 pikë dhe zë vendin e dhjetë në kampionatin italian.
Ndërkohë, Fiorentina mbetet në kuotën e 24 pikëve dhe në pozitën e 16-të në klasifikim.








