Japonezi kthehet në fushë në moshën 39-vjeçare. Ish-lojtari i Milanit ka si objektiv që të shënojë gol në 10 kampionate të ndryshme kombëtare.
Ish-ylli i Milanit dhe Japonisë, Keisuke Honda, është ktheyr në fushë në moshën 39-vjeçare. Ai ka firmosur për FC Jurong, skuadër e Premier League në Singapor. Klubi në fjalë ka bërë me dije se mesfushori-sulmues, që ka luajtur dhe shënuar në 3 Kupa Bote, do të jetë pjesë e skuadrës sezonin e ri.
Honda në 2024/25 kishte luajtur dy ndeshje (2 gola) për klubin butanez Paro FC. Më parë luajti për FK Suduva të Lituanisë në 2021-shin. Ai ka luajtur gjithashtu për klube në Japoni, Holandë, Rusi, Itali, Meksikë, Australi, Brazil dhe Azerbajxhan.
Honda ka deklaruar se ka “disa sfida personale”, mes të cilave ajo për të shënuar në më shumë kampionate kombëtare se askush tjetër.
Japonezi është tërhequr nga kombëtarja pas 98 ndeshjesh dhe 38 golash të shënuar. Përveç futbollit, Honda drejton një fond dhe është pronar i një klubi jo profesionist në Japoni. Ai ka bërë edhe trajnerin, duke drejtuar kombëtaren e Kamboxhias nga gushti 2018 deri në janar 2023.
Fc Jurong, i njohur më parë si Albirex Niigata Singapore, ka bërë me dije se ardhja e Hondës në klub “shkon përtej pagës së një lojtari të vetëm”.











