Bazuar në këtë renditje, UBT prinë në këtë listë së bashku me Universitetin e Prishtinës, duke dëshmuar cilësinë dhe angazhimin e lartë rreth formimit të një ekosistemi që ndërlidh inovacionin, shkencën dhe ndërmarrësinë.
Në këtë renditje të institucioneve arsimore nga “The AD Scientific Index”, stafi akademik i UBT-së është ranguar në vendet e para në shumicën e fushave, përfshirë fushat: Business & Management dhe Strategic Management.
Ky raport i “The AD Scientific Index”, vlerëson kompetencën e institucioneve edukative dhe arsimore për të tërhequr shkencëtarë të çmuar, si dhe aftësinë e tyre për të inkurajuar hulumtimin shkencor dhe për t’i mbështetur shkencëtarët.
https://www.adscientificindex.com/university-ranking/