TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

U vazhdohet edhe për dy muaj masa e paraburgimit katër të dyshuarve lidhur me tenderin milionësh të MPB-së

nga TËVË 1
2 vjet më parë
0
A A
Paraburgim për prizrenasin që kanosi prokurorët, gjykatësit dhe policët e Kosovës

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka vazhduar edhe për dy muaj masën e paraburgimit ndaj Adem Sopës, Bardhyl Behlulit, Naim Selmanit dhe Gëzim Hotit nën dyshimin për veprat penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, marrje dhe dhënie ryshfeti.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësja Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve A.S, B.B, N.S dhe G.H, me datë 02 gusht 2023 Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka marr vendim dhe ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për vazhdimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve A.S, B.B, N.S dhe G.H, ashtu që masa e paraburgimit i është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj’, thuhet në përgjigjen e Gashit.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë me 4 korrik të këtij viti, kishte parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Adem Sopës, Bardhyl Behlulit, Naim Selmanit dhe Gëzim Hotit nën dyshimin për veprat penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, marrje ryshfeti dhe dhënje ryshfeti.

Të njëjtën, Themelorja e kishte aprovuar, duke ua caktuar  nga 30 ditë paraburgim katër të dyshuarve të lartcekur.

Në kërkesën e Prokurorisë thuhej se të arrestuarit Adem Sopa dhe Bardhyl Behluli dyshohen për kryerjen e veprave “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtarë” dhe “Marrje ryshfeti,  ndërkaq,  Naim Selmani dhe Gëzim Hoti për veprën penale “Dhënia e ryshfetit”, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjithnjë sipas kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit e përpiluar nga prokurori  Zejnulla Gashi thuhet  se, i dyshuari Adem Sopa në cilësi të zyrtarit të prokurimit në Ministrin e Punëve të Brendshme (MPB) ka keqpërdorur informata për ndërtimin e objektit të Agjencisë Kadastrale të Kosovës (AKK).

Sipas kësaj kërkese thuhet se i dyshuari Adem Sopa ka ndihmuar të dyshuarin tjetër Naim Selamni për  ta bërë plotësimin e dokumentacioneve dhe aplikimin për ndërtimin e AKK-së, duke i përshtatur specifikat për të cilat operatorët tjerë ekonomik nuk kishin dijeni.

Tutje, thuhet se pasi që janë përshtatu specifikat për kompaninë “Arbëri” me pronar të dyshuarin tjetër Naim Selamni e njëjta edhe fiton tenderin në vlerën prej 2 milionë e 193 mijë e 504 euro e 85 centë dhe krejt kjo pasi Adem Sopa ka raport shoqëror me pronarin Naim Selamni ku ky raport dëshmohet me fotot dhe raportet e policisë.

Për të pandehurin e dytë Bardhyl Behluli në kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit thuhet se, në cilësinë e menaxherit të kontratës për ndërtimin e objektit të AKK-së ka pranuar shumën prej 2 mijë eurosh nga i dyshuari tjetër  Gëzim Hoti.

Këto 2 mijë euro, sipas kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit thuhet se i dyshuari Gëzim Hoti i ka marrë nga i dyshuari Naim Selmani për t’i ja dërguar pikërisht të dyshuarit Bardhyl Behlulit.

Gjithashtu për të dyshuarin Bardhyl Behluli del se me 12 janar të 2023, ka udhëtuar për pushime në qytetin e Stambollit së bashku me të dyshuarin Gëzim Hoti, Admir Selmanin dhe  Refik Bajramin dhe që shpenzimet del se janë paguar nga i pandehuri Naim Selmani.

I gjithë ky favor sipas Prokurorisë dyshohet se i është bërë të dyshuarit Bardhyl Behlulit që t’i mundësoj pronarit të kompanisë “Arbëri”  Naim Selmani të bëjë ndryshime në kundërshtim me masën e projektit konkretisht të pjesë së izolimeve.

Për të pandehurin Naim Selmai në kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit thuhet se në cilësi të pronarit të kompanisë “Arbëri” përmes të dyshuarit tjetër Gëzim Hoti ka dërguar shumën prej 2 mijë eurosh menaxherit të kontratës të dyshuarit tjetër Bardhyl Behluli.

Tutje, i dyshuari Naim Smajli vazhdimisht prej muajit dhjetor të 2022 e deri në janar të  2023 ka kontaktuar me firma të ndryshme të ndërtimit dhe pompa të derivateve, duke u dakorduar me të njëjtat kompani për lëshim të faturave fiktive.

Kurse, për të dyshuarin Gëzim Hoti në kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit thuhet se në cilësinë e punonjësit në kompaninë “Arbëri” ka pranuar t’i marr të hollat nga Naim Selamai dhe t’i ja dërgoi të dyshuarit tjetër Bardhyl Behlulit.

Tutje, për të dyshuarin Gëzim Hoti thuhet se vazhdimisht nga muaji dhjetor 2022 e deri në janar 2023, sikurse i dyshuari tjetër Naim Selmani ka kontaktuar me firma të ndryshme të ndërtimit dhe pompa të derivateve për lëshimin e faturave fiktive.

Andaj, mbi këto baza prokurori përpilues i kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit Zejnulla Gashi ka propozuar që ti caktohet katër të dyshuarve paraburgimit prej një muaj dhe krejt kjo që të mund të zhvillohet një proces i rregullt dhe pa pengesa.

Tags: Gjykata Themelore ne PrishtineMPBtenderi milionësh
ShareTweet

Postime të ngjashme

Një muaj paraburgim për policin që rrahu qytetarin në Prizren

Ra nga kati i pestë i një ndërtese në Ferizaj, vdes 56-vjeçarja

Ambasada gjermane mbështet deklaratën e Sarrazinit: Shteti në radhë të parë, partitë të punojnë bashkë

Ambasada Gjermane: Të veprohet në përputhje me vendimin e Kushtetueses

Rikthimi i shtetësisë pa tarifa, mërgimtarët kanë kërkesë që kenë një deputet nga diaspora

​Këto janë pritjet aktuale në pikat e kalimit kufitar

Brenda një viti parashtrohen mbi 1600 ankesa për shkeljen e të drejtave të njeriut

KQZ fton diasporën në takime për zgjedhjet nga 11 deri 29 gusht

Një muaj paraburgim për policin që rrahu qytetarin në Prizren

Ra nga kati i pestë i një ndërtese në Ferizaj, vdes 56-vjeçarja

Ambasada gjermane mbështet deklaratën e Sarrazinit: Shteti në radhë të parë, partitë të punojnë bashkë

Ambasada Gjermane: Të veprohet në përputhje me vendimin e Kushtetueses

Rikthimi i shtetësisë pa tarifa, mërgimtarët kanë kërkesë që kenë një deputet nga diaspora

​Këto janë pritjet aktuale në pikat e kalimit kufitar

Brenda një viti parashtrohen mbi 1600 ankesa për shkeljen e të drejtave të njeriut

KQZ fton diasporën në takime për zgjedhjet nga 11 deri 29 gusht

LVV: Gjykata Kushtetuese nuk mund të krijojë norma të reja juridike

LVV: Gjykata Kushtetuese nuk mund të krijojë norma të reja juridike

Në Podujevë fillon shërbimi i dializës, premtohen së shpejti edhe shërbime tjera mjekësore

Në Podujevë fillon shërbimi i dializës, premtohen së shpejti edhe shërbime tjera mjekësore

Fyeu UÇK-në – Popoviq dënohet me 3 mijë euro dhe dëbohet nga Kosova për dy vjet

Fyeu UÇK-në – Popoviq dënohet me 3 mijë euro dhe dëbohet nga Kosova për dy vjet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X