TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

U tha se Kosova siguroi bukën e motmotit, por ministria e Tregtisë hap tender për rezerva të grurit

by Florijeta Dernjani
2 vjet ago
0
A A
U tha se Kosova siguroi bukën e motmotit, por ministria e Tregtisë hap tender për rezerva të grurit

Në muajin korrik, ministri i Bujqësisë, Faton Peci, bashkë me kryeministrin Kurti, njoftuan se është siguruar buka e motmotit. Por, në muajin tetor, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë hapi tender të rezerva të grurit në vlerë 4 milionë euro.

“Të dhënat nga tereni tregojnë që fatbardhësisht për herë të parë në historinë e pasluftës, ne sigurojmë bukën e motmotit.”

Ishte koha e korje shirjeve dhe kështu kishte njoftuar ministri i Bujqësisë në muajin korrik të këtij viti.

Madje në një korje shirje kishte marrë pjesë edhe kryeministri Kurti, sipas të cilit prodhimi i grurit do ta tejkalon nevojën për import të këtij produkti.

“Ky duket të jetë viti në të cilin me prodhimtarinë e shtuar, prej 12 mijë deri në 150 mijë ton grurë, do ta mbulojmë e tejkalojmë importin që e kemi pasur prej 139 mijë grurë në vitin e kaluar”, ka thënë Kurti.

E hiç më pak se katër muaj më vonë, një tjetër dikaster i Qeverisë shprehu nevojën për mbi 13 ton grurë.

Në kuadër të rezervave shtetërore për vitin 2024, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, hapi tender për furnizim me grurë, në vlerë prej 4 milionë euro.

“Departamenti i Reservave Shtetërore të Mallrave ka nevojë për shtim të rezervave shtetërore se grurit ngaqë furnizimi me këtë artikull është me qëllim për t’u siguruar qytetarëve sasitë e domosdoshme në rast të fatkeqësive natyrore apo lufte, dhe destinimi i buxhetit të DRSHM, sipas Programit vjetor të miratuar nga Qeveria”.

Sipas dosjes së tenderit, furnizimi me grurë është në kuadër të Strategjisë dhe Programit vjetor 2024 për krijimin e Rezervave Shtetërore të Mallrave.

Por, si objektiv kryesor i kësaj strategjie është harmonizimi i nevojave për Rezerva Shtetërore të Mallrave me kushtet dhe rrethanat e Republikës së Kosovës, në aspektin financiar dhe atë material.

Televizioni ka dërguar pyetje në ministri, për arsyen e hapjes së këtij tenderi pas proklamimit se është siguruar buka e motmotit, por nuk ka marrë përgjigje.

Kurse nga Shoqata e Mullistëve,Bashkim Zejnullahu thotë se edhe pse ka pasur rritje të rendimentit të grurit, prapë se prapë nuk është mbuluar në tërësi nevoja e konsumatorëve.

“Nuk kemi të dhëna të sakta që me u deklaru 100%, por mendoj se këtë vit kemi qenë me sasi më të mëdhaja edhe mund të përafrohet me kërkesën dhe nevojën që ka Kosova për këtë vit”, ka deklaruar ai.

Vetëm vitin e kaluar, llogaritet të jetë importuar grurë në vlerë mbi 36 milionë euro.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Drenori: Partitë opozitare e kanë humbur kredibilitetin, qytetarët nuk u besojnë më

Drenori: Partitë opozitare e kanë humbur kredibilitetin, qytetarët nuk u besojnë më

Kurti uron 28 Nëntorin: Marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri janë vëllazërore dhe strategjike, 190 marrëveshje bashkëpunimi

Kurti uron 28 Nëntorin: Marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri janë vëllazërore dhe strategjike, 190 marrëveshje bashkëpunimi

Shiroka Pula: Asnjë proces gjyqësor nuk mund ta zhbëjë të drejtën e Kosovës për liri

Shiroka Pula: Asnjë proces gjyqësor nuk mund ta zhbëjë të drejtën e Kosovës për liri

Enver Hoxhaj takohet me ish-kancelarin gjerman Olaf Scholz në Berlin Foreign Policy Forum 2026

Rrëzohet gjatë stërvitjes helikopteri ushtarak në Turqi, humbin jetën pesë ushtarë

Rrëzohet gjatë stërvitjes helikopteri ushtarak në Turqi, humbin jetën pesë ushtarë

Kurti uron 28 Nëntorin: Marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri janë vëllazërore dhe strategjike, 190 marrëveshje bashkëpunimi

Kurti uron 28 Nëntorin: Marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri janë vëllazërore dhe strategjike, 190 marrëveshje bashkëpunimi

Haxhiu dekoron pas vdekjes Rexhep Qosjen me titullin “Nderi i Republikës së Kosovës”

Më 25 dhe 26 nëntor, konferencë shkencore në nderim të 90-vjetorit të lindjes së Rexhep Qosjes

Liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor takohen nesër në Bruksel

Liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor takohen nesër në Bruksel

Shiroka Pula: Asnjë proces gjyqësor nuk mund ta zhbëjë të drejtën e Kosovës për liri

Shiroka Pula: Asnjë proces gjyqësor nuk mund ta zhbëjë të drejtën e Kosovës për liri

Galatasaray mposht Aston Villan

Galatasaray mposht Aston Villan

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën