E mashtroi duke u prezantuar si shitës i komplekseve banesore, pastaj i morri një shumë të parave një gruaje shqiptare me nënshtetësi të huaj.
I dyshuari nga Gjakova ka komunikuar me këtë të fundit përmes rrjeteve sociale, prandaj lidhur me rastin janë duke u ndërmarrë veprime hetimore, raporton teve1.info.
“Gjakovë 18.02.2023- 03:51. Ankuesja femër shqiptare me nënshtetësi të huaj, ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale ishte mashtruar nga një person i panjohur. I dyshuari ishte prezantuar si shitës i komplekseve banesore duke i marr viktimës një shumë të konsiderueshme të hollash. Lidhur me rastin janë duke u ndërmarr veprime hetimore”./teve1.info/.