TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

U mbajt takimi koordinues për rastet e personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
U mbajt takimi koordinues për rastet e personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur i Republikës së Kosovës, ka mbajtur takimin koordinues të projektit “Përkrahja e vazhdueshme e ICMP në trajtimin e rasteve të personave të zhdukur në Kosovë”.

Përmes një komunikate për media, bëhet e ditur se në fokus të takimit ishte angazhimi institucional me përkrahjen e partnerëve ndërkombëtarë në ‘procesin e inventarizimit të mbetjeve mortore të paidentifikuara’.

“Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur i Republikës së Kosovës (KQPZh) ishte nikoqir i takimit koordinues të projektit “Përkrahja e vazhdueshme e ICMP në trajtimin e rasteve të personave të zhdukur në Kosovë”. Përpjekjet aktuale në identifikimin e personave të zhdukur u diskutuan në prani të përfaqësuesve të shoqatave të familjarëve të personave të zhdukur. Në fokus të takimit ishte angazhimi institucional me përkrahjen e partnerëve ndërkombëtarë në ‘procesin e inventarizimit të mbetjeve mortore të paidentifikuara’ që vazhdojnë të jenë nën kujdesin e Institutit të Mjekësisë Ligjore, fuqizimi i kapaciteteve të Agjencisë Kosovare të Forenzikës, si dhe përkrahja e vazhdueshme për familjarët e personave të zhdukur dhe shoqatat familjare”, thuhet në komunikatë.

Ndërsa, udhëheqësi i KQPZh, Kushtrim Gara, ka vlerësuar të arriturat e deritanishme, përfaqësuesit e familjarëve të personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës, njëherit kërkoi më shumë angazhim dhe përkrahje për familjet, si një nga kategoritë më të goditura gjatë luftës.

Në takim u theksua edhe angazhimi e përkushtimi i Qeverisë Kurti dhe institucioneve relevante për të përmbushur detyrat, përcjell teve1.info.

“Në respekt të së drejtës së familjarëve për të ditur për fatin dhe vendndodhjen e më të dashurve të tyre, të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë. Mbi përkushtimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të bashkësisë ndërkombëtare në procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, në veçanti në këtë fazë të rëndësishme të procesit, para të pranishmëve folën edhe Ambasadori suedez, Jonas Ëesterlund, Zëvendës ambasadori italian, Ugo Ferrero, Shefi i Misionit të KNKK-së, Agim Gashi, dhe Sekretari i Ambasadës Britanike, Edëard Lister”, thuhet tutje në komunikatë.

Projekti “Përkrahja e vazhdueshme e ICMP në trajtimin e rasteve të personave të zhdukur në Kosovë” mbështetet nga Ambasada Suedeze në Republikën e Kosovës dhe Ministria e Jashtme e Republikës së Italisë, ndërsa zbatohet nga Komisioni Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur në bashkëpunim me KQPZh dhe institucionet tjera kompetente të Republikës së Kosovës.​/teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Moti për pesë ditët e ardhshme

​Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Njësia B1 e TC Kosova B rikthehet në operim

KEK njofton për shkyçjen e B1, por thotë se furnizimi me energji elektrike është i sigurt

Proda: Po zhvillojmë operacione të suksesshme për goditjen e trafikimit të armëve nga Kosova

Proda: Po zhvillojmë operacione të suksesshme për goditjen e trafikimit të armëve nga Kosova

KRU “Mitrovica” paralajmëron ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona

Ndërpritet përkohësisht uji i pijshëm në Skenderaj, shkaku i një defekti

City e fiton derbin ndaj Liverpoolit

City e fiton derbin ndaj Liverpoolit

Moti për pesë ditët e ardhshme

​Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Njësia B1 e TC Kosova B rikthehet në operim

KEK njofton për shkyçjen e B1, por thotë se furnizimi me energji elektrike është i sigurt

Proda: Po zhvillojmë operacione të suksesshme për goditjen e trafikimit të armëve nga Kosova

Proda: Po zhvillojmë operacione të suksesshme për goditjen e trafikimit të armëve nga Kosova

Aeroporti i Tiranës me numrin më të lartë në rajon për udhëtarë

Aeroporti i Tiranës me numrin më të lartë në rajon për udhëtarë

Publikohen formacionet e derbit Liverpool – City

Publikohen formacionet e derbit Liverpool – City

Spiropali: Të drejtat e studentëve shqiptarë në RMV janë të garantuara me Kushtetutë

Spiropali: Të drejtat e studentëve shqiptarë në RMV janë të garantuara me Kushtetutë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën