TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

U lind në mal e u vra në shtëpi – Historia e dhimbshme e foshnjës 6 muajshe të vrarë në Masakrën e Poklekut

Lirie Muqolli i kishte mbushur vetëm 6 muaj jetë. Por, pavarësisht moshës, forcat serbe nuk patën mëshirë as për të, më 17 prill të vitit 1999. Liria u ekzekutua nga afër nga një polic serb, brenda dhomës ku u vranë edhe 52 anëtarë të tjerë të familjeve Muqolli, Elshani, Carraku e Hoxha. Kësaj masakre i shpëtoi, 9 vjeçari, Leotrimi.

by Fidan Zejnullahu
2 vjet ago
0
A A
U lind në mal e u vra në shtëpi – Historia e dhimbshme e foshnjës 6 muajshe të vrarë në Masakrën e Poklekut

Leotrim Carraku, ishte në mesin e 53 shqiptarëve, që atë ditë ndodhej në shtëpinë e familjes Muqolli në Poklek.

Të shtunën me shi të asaj pranvere, familjet e tij, atë Elshani, Carraku, e Hoxha, forcat serbe i kthyen me dhunë nga Drenasi.

Por, kur menduan se i shpëtuan më të keqes, dy policë serbë, hynë në oborrin e kësaj shtëpie.

Këta fillimisht i nxorën dhe i ekzekutuan, dy kryefamiljarët, Sinan Muqollin e Ymer Elshanin.

Veprimi i nënave dha efektin e vetë.

Leotrimi 9-vjeçar, humbi vetëdijen, por jo edhe jetën.

Por, këtë fat nuk e pati, vëllai i tij.

“Në ato momente mua me ka humb vetëdija pak. Pastaj, mu ka kthye vetëdija dhe e hapsha njërin sy pak, pajsha t’u gjuajt me kallash derisa kam menduar që i ka mbytur krejt. Unë e kisha pasur kryet e vëllait këtu, ishte i qëlluar në kokë. Më ka mbuluar gjaku i tij. I nijsha veç gëzhojat e plumbave që binin mbi mua”, tregoi tutje Leotrimi.

Në këtë masakër, nga 53 të vrarët, 24 ishin fëmijë.

Në mesin e tyre, ishte edhe foshnja gjashtëmuajshe, Lirie Muqolli.

Babai i saj, Qamili, tregon për shpresën që e kishin, kur ia vendosen këtë emër.

“Liria ka qenë vajza ime, ka lindur në mal edhe gjithsej jetë i ka pasur gjashtë muaj dhe falë gjakut të saj e gëzojmë lirinë. Emrin ia kemi vendos Lirie, por lirinë nuk e gëzoi”, tregoi babai i Liries, Qamil Muqolli.

Forcat serbe nuk u mjaftuan vetëm me vrasjen e 53 shqiptarëve.

Ata u kthyen dhe i dogjën kufomat, si dhe gjithë shtëpinë e familjes Muqolli.

Tags: Leotrim CarrakuLirie MuqolliMasakra e Poklekut
ShareTweet

Postime të ngjashme

Islami: Serbia po vazhdon luftën hibride dhe propagandën kundër Kosovës

Islami: Serbia po vazhdon luftën hibride dhe propagandën kundër Kosovës

PDK kërkon hetim parlamentar për tekstet shkollore dhe kontratat njëburimore

Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore

Konjufca: Franca mbetet partnere e rëndësishme e jona

Konjufca: Franca mbetet partnere e rëndësishme e jona

Haxhiu pritet të jetë e propozuara e LVV-së për kryetare të Kuvendit

Tragjedi në Itali, vdes futbollisti I talentuar në aksident rrugor

Infantino çmend të gjithë, përcolli dy ndeshje njëkohësisht

Infantino lavdëron veten për Kupën e Botës

Gjyqtarë nga Polonia në duelin Celje-Drita

Garat e UEFA, klubet kosovare synojnë raundin e tretë

Haxhiu pritet të jetë e propozuara e LVV-së për kryetare të Kuvendit

Haxhiu pritet të jetë e propozuara e LVV-së për kryetare të Kuvendit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën