Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë natës së diel në Fier.
Në tentativë për të vjedhur në një shtëpi, një 40-vjeçar, i paidentifikuar ende, ka humbur jetën pasi gjyma e trupit i ka ngecur në dritare.
Sipas vëllait të kryefamiljarit, shtëpia tre katëshe i një personi, i cili prej një muaji ndodhet në Greqi tek fëmijët e tij.
Ai tregoi se fqinji që përkujdeset për shtëpinë e ka gjetur të vdekur në dritare hajdutin dhe ka lajmëruar menjëherë policinë, raporton Top Channel.
Trupi i pajetë është dërguar në morgun e Fierit ndërsa nuk është identifikuar ende. Po ashtu, është bërë e ditur se po punohet për përcaktimin e vërtetë të shkaqeve të vdekjes.









