TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

U.d i Guvernatorit të BQK-së: Vlera e kredive mbi 4 miliardë €, gratë biznesmene morën 643 milionë €

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
U.d i Guvernatorit të BQK-së: Vlera e kredive mbi 4 miliardë €, gratë biznesmene morën 643 milionë €

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) ka lansuar dy skema të reja garantuese – dritareve të FKGK-së: “Gratë në biznes” dhe “Startup”.

Me këtë rast ushtruesi i detyrës së Guvernatorit të BQK-së, Bashkim Nurboja, tha se ky institucion për në periudhë të shkurtë ka arritur që të shndërrohet në një institucion të rëndësishëm duke luajtur një rol të veçantë në rritjen dhe lehtësimin e financimit për ekonominë e vendit.

Duke folur për sistemin bankar ai tha se vlera e kredive deri në muajin shkurt ka arritur në 4.33 miliardë euro duke shënuar rritje vjetore prej 15.1%.

Sipas tij, vlera e kredive të bizneseve me pronar gra është 643 milionë euro, apo 29% e totalit të kredive të bizneseve prej 2.2 miliardëve eurove.

Ai ka sqaruar se vlera e depozitave të bizneseve me pronare gra është 112 milionë apo 7% e gjithsej depozitave të bizneseve nga 1.7 miliardë euro.

“Është kënaqësi e veçantë të jem pjesë e kësaj ceremonie që shënon përvjetorin e 7-të të themelimit të Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, e gjithashtu edhe të lansimit të dy dritareve të reja garantuese për gratë në biznes dhe Startup-i. Fondi Kosovar për Garanci Kreditore me përkrahje të miqve dhe partnerëve ndërkombëtar brenda një periudhe relativisht të shkurtë kohore ka arritur të shndërrohet në një institucion të rëndësishëm duke luajtur një rol të veçantë në rritjen dhe lehtësimin e financimit për ekonominë e vendit”, tha ai, raporton EO.

“Kreditimi bankar vazhdon të jetë një burim shumë i rëndësishëm dhe i qëndrueshëm i financimit të sektorit privat në Kosovë, vlera e kredive të sektorit bankar deri në muajin shkurt të 2023-ës ka arritur në 4.33 miliardë euro duke shënuar rritje vjetore prej 15.1%, megjithëse ekziston një trend i kënaqshëm i rritjes së kreditimit në vend, shkalla e ndërmjetësimit financiar në Kosovë duhet të rritet edhe më tej dhe se në raport me madhësinë e ekonomisë ekziston hapësirë e mëtejme, për zgjerim të aktivitetit të kredi dhënies e sidomos për përfshirjen e grave në aktivitetet ekonomike”.

“Një rol të rëndësishëm në plotësimin e kësaj hapësire e ka pikërisht fondi kosovar për garanci kreditore, i cili përmes mekanizmit të tij garantues do të mundësojë rritjen e kreditimit dhe lehtësimin e kushteve të qasjes në kredi. Më lejoni t’i ndajë disa të dhëna nga sektori bankar me juve, numri i llogarive të bizneseve me pronar gra në sektorin bankar është 21 mijë e 247 krahasuar me 104 mijë e 461 me pronar burra, apo 17% e gjithsej llogarive, domethënë të bizneseve”.

“Vlera e depozitave të bizneseve me pronare gra është 112 milionë apo 7% e gjithsej depozitave të bizneseve nga 1.7 miliardë sa janë të bizneseve. Numri i kredive të bizneseve me pronar gra është që janë të hapura apo aktive është 8 185 apo 25% e numrit të kredive të bizneseve krahasuar me numrin e kredive prej 24 mijë e 546 apo 74% të bizneseve me pronar burra, ndërkohë që vlera e kredive të bizneseve me pronar gra është 643 milionë euro, apo 29% e totalit të kredive të bizneseve prej 2.2 miliardëve”.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Japim gjak dy herë në vit” – Zyrtarët e AKP-së s’e prishin traditën e dhurimit të gjakut

“Japim gjak dy herë në vit” – Zyrtarët e AKP-së s’e prishin traditën e dhurimit të gjakut

Vakat i drejtohet Gjykatës Supreme për moscertifikimin e kandidates Ena Kadaj Krasniqi

Vakat i drejtohet Gjykatës Supreme për moscertifikimin e kandidates Ena Kadaj Krasniqi

Smajlaj: Vizita e Osmanit në Mitrovicë mund të perceptohet si anësi politike

Smajlaj: Vizita e Osmanit në Mitrovicë mund të perceptohet si anësi politike

Sindikatat kërkojnë zbatimin e vendimit për rritjen e pagës minimale

Sindikatat kërkojnë zbatimin e vendimit për rritjen e pagës minimale

Ndahet çmimi për dramën origjinale shqipe, “Katarina Josipi”

Ndahet çmimi për dramën origjinale shqipe, “Katarina Josipi”

Atletico Madridi po e monitoron yllin e Real Madridit, mund të bëjë një ofertë të madhe

Real Madridi po përgatit një transferim me kosto të ulët

Dybala mbyll sezonin para kohe

Dybala mund të largohet nga Roma

Bayerni e do Zidanen

Zidane arrin marrëveshje me Francën

Ndeshje në Miami dhe Australi: Yjet e Barças dhe Milanit të shqetësuar për ndeshjet jashtë Evropës

Milani shpërblen me kontratë të re Saelemaekersin

GJND refuzon apelin e Izraelit, mbështet vazhdimin e hetimit për krime lufte në Gaza

GJND refuzon apelin e Izraelit, mbështet vazhdimin e hetimit për krime lufte në Gaza

“Japim gjak dy herë në vit” – Zyrtarët e AKP-së s’e prishin traditën e dhurimit të gjakut

“Japim gjak dy herë në vit” – Zyrtarët e AKP-së s’e prishin traditën e dhurimit të gjakut

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën