TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“U bë për të parandaluar një përshkallëzim të situatës” – KFOR-i forcohet me 270 trupa shtesë

Shtimi i 270 trupave shtesë të KFOR-it këtë javë po vlerësohet se u bë për të parandaluar një përshkallëzim të mundshëm të situatës.

by Venhar Isufi
2 vjet ago
13 0
A A

Afër 270 trupa shtesë u dislokuan këtë javë në mbështetje të Misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë.

KFOR-i njoftoi se këta trupa janë nga rezervat operacionale të Shqipërisë, Bullgarisë, Greqisë dhe Rumanisë.

KFOR-i tha se personeli i dislokuar do të operojë në bazë të përkohshme, së bashku me 200 forca rezervë që veçse janë dislokuar në Kosovë nga brigada italiane “Sassari”.

“Këto përforcime, së bashku me trupat e KFOR-it, e rrisin aftësinë e KFOR-it për t’iu përgjigjur çdo zhvillimi në situatën e sigurisë në pajtim me mandatin e saj të gjatë në OKB, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999”, thuhet nga KFOR.

E bashkëpunim të mirë me pjesëtarët e KFOR-it kanë Policia e Kosovës.

“Ne kemi një bashkëpunim shumë të mirë me KFOR-in, nëse shtohet numri i tyre dhe ata janë në veri të vendit, ne kemi një bashkëpunim shumë të mirë me ta, nuk ka diçka për me theksua përveç asaj se ne jemi partner të vërtetë me ta, edhe është një vlerë e shtuar për veriun që trupat e KFOR-it të jenë këtu”, tha zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Njohësi i sigurisë, Shkelzen Sopjani, thotë se ky shtim i trupave të NATO-s po bëhet në bazë të vlerësimeve që bënë vetë KFOR-i në terren.

“Në bazë të vlerësimeve periodike që i bënë vet KFOR-i dhe NATO për situatën e sigurisë dhe po e shohim që jo vetëm në rajon por edhe në arenën ndërkombëtare, globale kemi nëse mund të themi një përkeqësim të situatës së sigurisë në përgjithësi. Po e shohim që ka zhvillime goxha të mëdha edhe në Evropë”, tha Sopjani.

Sipas tij, qëllimi kryesor është parandalimi i tensioneve, por edhe si mesazh për Serbinë në rast se tenton, ngritjen e tensioneve.

“Qëllimi është parandalimi i përshkallëzimit të ndonjë përkeqësimi të situatës së sigurisë edhe dërgimi i porosive tek aktorët me theks të veçantë, është e shoh te Serbia”.

KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë në Kosovë, pas Policisë së Kosovës dhe EULEX-it. Misioni i NATO-s, veç tjerash, është përgjegjës për sigurinë e vijës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

KFOR-i ka rritur praninë sa herë që situata ka qenë e tensionuar në Kosovë, sikurse ishte sulmi i armatosur në Banjskë të Zveçanit në shtator të vitit 2023.

Share2Tweet1

Postime të ngjashme

Mbahet kolegjiumi me prokurorët e Departamentit të Përgjithshëm të Prokurorisë Themelore në Prishtinë

Mbahet kolegjiumi me prokurorët e Departamentit të Përgjithshëm të Prokurorisë Themelore në Prishtinë

Një burrë është gjetur pa shenja jete në Mitrovicën e Veriut

Bastisje në Vushtrri, Policia sekuestron armë në dy lokacione

Policia njofton se do t’i kthejë patentë-shoferët e mbajtur më shumë se tetë ditë

Policia konfirmon rastin e kanosjes me armë në Ministrinë e Ekonomisë

Kurti: TIK është nga sektorët më dinamik të ekonomisë sonë dhe aktualisht përbën 6 për qind të Bruto Produktit Vendor

Lista studentore që fitoi zgjedhjet në Serbi planifikon dyfishimin e buxhetit të mbrojtjes

Lista studentore që fitoi zgjedhjet në Serbi planifikon dyfishimin e buxhetit të mbrojtjes

Shiroka-Pula takon ambasadorin gjerman Rudolph, diskutohet thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve

Shiroka-Pula takon ambasadorin gjerman Rudolph, diskutohet thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve

Dogana e Kosovës parandalon mallra të padeklaruar në vlerë rreth 3,400 euro

Dogana e Kosovës parandalon mallra të padeklaruar në vlerë rreth 3,400 euro

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën