TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Tym i zi sërish, nuk zgjedhet papa i ri

by teve1
2 vjet ago
1
A A
Tym i zi sërish, nuk zgjedhet papa i ri

Nga oxhaku i Kapelës Sistine sërish doli tym i zi paraditen e sotme, duke treguar se as në raundin e dytë dhe as në të tretin të votimit nuk është zgjedhur papa i ri. Bota katolike vazhdon të pres shfaqjen e tymit të bardhë, shenjë se Kisha Katolike ka një udhëheqës të ri shpirtëror.

Pas këtyre raundeve, kardinalët do të kthehen në rezidencat e tyre brenda Vatikanit për drekë dhe më pas do të rikthehen në Kapelën Sistine për dy votime të tjera që mund të zhvillohen pasdite.

Sheshi i Shën Pjetrit mbetet i mbushur me një turmë të larmishme – pelegrinë katolikë, grupe shkollore, turistë nga e gjithë bota dhe qindra gazetarë – të gjithë të mbledhur për të dëshmuar këtë moment historik, raporton AP.

Disa po marrin pjesë në pelegrinazhe të planifikuara për Vitin e Shenjtë, ndërsa të tjerë kanë mbërritur në procesione fetare, të udhëhequr nga kryqe.

Konklava përbëhet nga 133 kardinalë votues që vijnë nga 70 vende të ndryshme. Shumica e tyre janë emëruar nga Papa Françesku i ndjerë, i cili i dha përparësi përfaqësimit global dhe misionit baritor, duke ndryshuar përbërjen tradicionale të Kolegjit të Kardinalëve.

Megjithatë, kjo larmi – veçanërisht gjuhësore – mund të jetë duke ngadalësuar procesin, pasi jo të gjithë kardinalët flasin ose kuptojnë italishten apo latinishten, gjuhët tradicionale të Vatikanit.

Spekulimet vazhdojnë për profilin e papës së ardhshëm. Një kandidat më i ri në moshë mund të sjellë një papati afatgjatë, ndërsa një zgjedhje nga Azia apo Afrika, mund të sinjalizojë një largim nga rrënjët tradicionale evropiane të Vatikanit.

Megjithatë, një ndryshim i tillë mund të përbëjë sfidë për burokracinë italiane ende duke u përshtatur me stilin e pavarur të Papa Françeskut.

Për momentin, sytë vijojnë të jenë të drejtuar nga oxhaku i Kapelës Sistine – në pritje të një reje të bardhë tymi që do të shpallë zgjedhjen e papës së ri.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pezullohen fluturimet në ShBA

Pezullohen fluturimet në ShBA

Shqipëria synon mbylljen e gjashtë kapitujve të negociatave me BE-në deri në fund të vitit 2026

Shqipëria synon mbylljen e gjashtë kapitujve të negociatave me BE-në deri në fund të vitit 2026

Zbulohen kërkesat e supozuara ruse për paqe: Kërkohet largimi i një vendi nga NATO

Zbulohen kërkesat e supozuara ruse për paqe: Kërkohet largimi i një vendi nga NATO

Erion Veliaj kallëzon penalisht drejtoreshën e Burgjeve pas transferimit nga Durrësi në Fier

Erion Veliaj kallëzon penalisht drejtoreshën e Burgjeve pas transferimit nga Durrësi në Fier

Parashikimi i motit për sot

Fundjava në Kosovë me vranësira dhe reshje shiu, në male pritet borë

Shala: Partitë nuk kanë arritur marrëveshje për Ligjin për Specialen, po bëjnë lojëra politike

Shala: Partitë nuk kanë arritur marrëveshje për Ligjin për Specialen, po bëjnë lojëra politike

Berisha: Kthimi i Ligjit për Specialen nuk është fitore, zgjidhje është zhbërja e Dhomave të Specializuara

Berisha: Kthimi i Ligjit për Specialen nuk është fitore, zgjidhje është zhbërja e Dhomave të Specializuara

Gjermania mposht Serbinë, Gruda shënon në Beograd

Gjermania mposht Serbinë, Gruda shënon në Beograd

Pezullohen fluturimet në ShBA

Pezullohen fluturimet në ShBA

Kryeziu: Më duket se askush nuk e ka menduar se kush do ta zbatojë Ligjin për Specialen

Kryeziu: Më duket se askush nuk e ka menduar se kush do ta zbatojë Ligjin për Specialen

Shtyhet seanca ku ishte paraparë votimi i Ligjit për Gjykatën Speciale

Shtyhet seanca ku ishte paraparë votimi i Ligjit për Gjykatën Speciale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën