TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Tutuli: Gjykata Komerciale është themeluar për t’i eliminuar procedurat e trefishta për bizneset

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Tutuli: Gjykata Komerciale është themeluar për t’i eliminuar procedurat e trefishta për bizneset

Kryetari i Gjykatës Komerciale, Mahir Tutuli thotë se kjo gjykatë është konceptuar për të qenë adresë për të gjitha bizneset në Kosovë.

Tutuli thotë se struktura e Gjykatës Komerciale është formuluar në atë mënyrë që t’i përfshijë të gjitha fushat ku bizneset mund të atakohen në veprimtaritë e tyre.

“Gjykata Komerciale është konceptuar si një Gjykatë, e cila do të jetë adresë e vetmja për të gjitha bizneset në Kosovë, pavarësisht nëse është fjala për kontestin ndërmjet tyre apo kontestet me organet shtetërore. Struktura e saj është formuluar në atë formë që t’i përfshijë të gjitha fushat, ku bizneset munden me u ataku në veprimtaritë e tyre apo gjatë afarizmit”, ka thënë Tutuli në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Se pse kanë kaluar nga Departamenti i Gjykatës Themelore në një gjykatë të veçantë, ai thotë se kjo ka ndodhur për t’i eliminuar procedurat e trefishta që kanë qenë të komplikuara për bizneset.

“Arsyeja themelore pse është menduar që do të jetë më efektive një gjykatë e veçantë komerciale është fakti që në shumicën e rasteve bizneset janë përballur me dy apo tri procedura për të njëjtën çështje. Përderisa, është dashur t’i drejtohet fillimisht ndoshta kundër një vendimi të një organi administrativ Gjykatës Administrative, pastaj për çështje të kompensimit të dëmit është dashur t’i drejtohet Departamentit për Çështje Ekomomike të Gjykatës Themelore në atë kohë, edhe në fazën e fundit për përmbarimin e një vendimi gjyqësor prapë është dashur t’i drejtohet Departamentit të Përgjithshëm të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Për t’i eliminuar këto procedura të trefishta, të cilat edhe janë të komplikuara edhe marrin kohë për biznesin është menduar që duhet të formohet një gjykatë e vetme, ku duhet të trajtohen të gjitha procedurat brenda një gjykate dhe do të rritet efektiviteti në kryerjen e lëndëve”, ka thënë kryetari i Gjykatës Komerciale.

Ai thotë që sa kanë qenë pjesë e Gjykatës Themelore një lëndë derisa është shqyrtuar nga fillimi deri në mbarim ka marrë kohë deri në 5 vite.

“Kanë zgjatur mesatarisht deri në pesë vite, ideja është që kohëzgjatja me qenë shumë më e shkurtër që me i përmbush nevojat e bizneseve, por njëkohësisht me i përmbush edhe standardet ndërkombëtare”, tha ai.

Tags: Gjykata KomercialeGjykata Themelore ne PrishtineMahir Tutuli
ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

Sulm fizik ndaj një gruaje në Mitrovicën e Veriut, policia po heton rastin

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Arrestohen dy të dyshuar, sulmuan me thikë një tjetër në Kaçanik

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

Gjendet vajza që u raportua e zhdukur në Ferizaj

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Arrestohet një i dyshuar për dhunë në Vushtrri

Dhimbje koke në mëngjes, çfarë mund ta shkaktojë dhe si ta trajtojmë

Dhimbje koke në mëngjes, çfarë mund ta shkaktojë dhe si ta trajtojmë

Flet dëshmitari shqiptar për djegien e autobusit në Zvicër: Një person i hodhi vetes benzinë dhe pastaj i vuri flakën vetes

Flet dëshmitari shqiptar për djegien e autobusit në Zvicër: Një person i hodhi vetes benzinë dhe pastaj i vuri flakën vetes

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

Sulm fizik ndaj një gruaje në Mitrovicën e Veriut, policia po heton rastin

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Arrestohen dy të dyshuar, sulmuan me thikë një tjetër në Kaçanik

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

Gjendet vajza që u raportua e zhdukur në Ferizaj

Përfshihet nga zjarri një autobus, 6 të vdekur në Zvicër

Përfshihet nga zjarri një autobus, 6 të vdekur në Zvicër

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Arrestohet një i dyshuar për dhunë në Vushtrri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën