TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Turqia thotë se Izraeli nuk ka qëllim të arrijë paqe të përhershme

by tëvë1
10 muaj ago
1
A A
Turqia thotë se Izraeli nuk ka qëllim të arrijë paqe të përhershme

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë, lidhur me zgjerimin e sulmeve të Izraelit në Gaza tha se “Zgjerimi i sulmeve të Izraelit në Gaza në një kohë kur negociatat janë duke vazhduar, dobëson përpjekjet për sigurimin e paqes dhe stabilitetit”, transmeton Anadolu.

Ministria bëri një deklaratë me shkrim lidhur me operacionin tokësor në shkallë të gjerë që Izraeli zhvillon në Gaza.

“Zgjerimi i sulmeve të Izraelit në Gaza në një kohë kur negociatat janë duke vazhduar, dobëson të gjitha përpjekjet për sigurimin e paqes dhe stabilitetit. Kjo situatë tregon edhe një herë se Izraeli nuk ka për qëllim të arrijë paqe të përhershme. Ne përsërisim thirrjen tonë për ndërprerjen e menjëhershme të operacioneve në pjesë të ndryshme të Gazës, lejimin e hyrjes së ndihmës humanitare në Gaza dhe sigurimin e armëpushimit të menjëhershëm”, thuhet në deklaratë.

“Është me rëndësi të madhe që komuniteti ndërkombëtar të ndërmarrë hapa efektivë dhe vendimtarë kundër Izraelit me qëllim vendosjen e paqes dhe sigurisë rajonale”, theksohet në deklaratën në të cilën komuniteti ndërkombëtar ftohet të ndërmarrë veprime në përputhje me detyrimet e tij ligjore dhe humanitare.

Ushtria izraelite njoftoi fillimin e sulmeve tokësore në Gaza, me qëllim zgjerimin e pushtimit dhe bërjen e tij të përhershëm, si pjesë e një plani të ri sulmi të miratuar nga kabineti i sigurisë më 4 maj.

Në një deklaratë nga ushtria izraelite thuhet se në kuadër të planit të quajtur “Karrocat luftarake të Gideonit”, në veri dhe jug të Rripit të Gazës ka filluar operacion gjithëpërfshirës tokësor.

Më tej theksohet se ushtria izraelite ka nisur sulme në 670 pika këtë javë, duke synuar civilët në Gaza, përfshirë shkolla, spitale dhe tenda që strehonin palestinezë të zhvendosur

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tensione në protestën e PD-së para Qeverisë

Tensione në protestën e PD-së para Qeverisë

Vdes 23-vjeçari gjatë riparimit të mjetit në servis

31-vjeçarja nga Kosova gjendet e vdekur në një hotel në Durrës

Reuters raporton se raketa Patriot e përfshirë në shpërthimin në Bahrein ka shumë gjasa të jetë operuar nga SHBA

Reuters raporton se raketa Patriot e përfshirë në shpërthimin në Bahrein ka shumë gjasa të jetë operuar nga SHBA

Gjermania evakuon personelin ushtarak nga Iraku

Gjermania evakuon personelin ushtarak nga Iraku

Dy gra të plagosura në rastin e vrasjes në Podujevë

Dy gra të plagosura në rastin e vrasjes në Podujevë

Mot i vranët dhe intervale me diell të enjten

Mot me diell e reshje shiu gjatë javës

Vetura me manovrime të rrezikshme rrezikon policët, këta detyrohen të përdorin armët

30-vjeçarja dyshohet se vrau të fejuarin në Podujevë

Vdes 81-vjeçari në Prizren pas goditjes nga vetura

Vdes 81-vjeçari në Prizren pas goditjes nga vetura

20 vjeçarja e aksidentuar në Fushë Kosovë në gjendje të rëndë, shoferi ik nga vendi i ngjarjes

Mbingarkesa në Emergjencë, apelohet që pacientët fillimisht të trajtohen në QMF

Mirëpritet ideja e inspektimit me dron në fushën e mjedisit

Mirëpritet ideja e inspektimit me dron në fushën e mjedisit

Arrestohet edhe një i dyshuar për vrasjen në Klinë, konfiskohet arma e cila dyshohet se është përdorur

Vritet një person në Podujevë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën