Turqia ka hyrë në mesin e skuadrave çerkefinalistet në kampionatin evropian të futbollit pasi ka mposhtur 2:1 Austrinë të martën në mbrëmje.
Turqia qysh në minutën e parë të takimit shënojë gol përmes Demiral. I njëjti lojtarë realizoi në minutën 59.
Austria gjeti golin në minutën 66 përmes Gregoritsch, që në fundin ishte goli i fundit i këtij takimi, një prej më të mirëve të zhvilluar në këtë evropian.
Austria pati një rast shumë të mirë për të shënuar në fund të takimit, por portieri truk bëri një pritje spektakolare.
Në çerekfinale Turqia do të takohet me Holandën të shtunën në ora 21:00