TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Turqia dënon sulmin izraelit ndaj delegacionit të Hamasit në Katar

by teve1
5 muaj ago
2
A A
Turqia dënon sulmin izraelit ndaj delegacionit të Hamasit në Katar

Turqia ka dënuar sulmin e Izraelit që shënjestroi delegacionin negociator të Hamasit në kryeqytetin Doha të Katarit.

“Synimi i delegacionit negociator të Hamasit teksa bisedimet për armëpushim janë duke vazhduar tregon se qëllimi i Izraelit nuk është të arrijë paqe, por të zgjasë luftën”, tha Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë në platformën turke të mediave sociale NSosyal, transmeton Anadolu.

Më tej, ministria turke theksoi se “me ketë sulm Katari, që shërben si ndërmjetës në negociatat për armëpushim, tani është shtuar në listën e vendeve të shënjestruara nga Izraeli në rajon”.

“Kjo përbën një provë të qartë të politikës ekspansioniste të Izraelit në rajon dhe miratimit të terrorizmit si politikë shtetërore”, tha ministria turke.

Ajo po ashtu theksoi se Turqia qëndron me Katarin përballë “këtij sulmi mizor që synonte sovranitetin dhe sigurinë e tij”.

“Turqia edhe një herë i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar të ushtrojë presion mbi Izraelin për të ndaluar agresionin e tij të vazhdueshëm në Palestinë dhe në rajon”, theksohet në deklaratë.

Më herët, ushtria izraelite tha se u përpoq të vriste udhëheqës të lartë të Hamasit në Doha të Katarit, mes raportimeve për disa shpërthime në qytet.

Një burim i Hamasit tha për Al Jazeera se sulmi ndodhi teksa një delegacion po takohej për të diskutuar një propozim armëpushimi të mbështetur nga SHBA-ja për Gazën.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjendet shqiptari i zhdukur prej 29-ditësh në lumin Mat

Gjendet shqiptari i zhdukur prej 29-ditësh në lumin Mat

Stuhia e fortë në Spanjë dhe Portugali lë të vdekur dy persona – mijëra të evakuuar

Stuhia e fortë në Spanjë dhe Portugali lë të vdekur dy persona – mijëra të evakuuar

Të paktën 31 të vrarë nga sulmi vetëvrasës në një xhami në Pakistan

Të paktën 31 të vrarë nga sulmi vetëvrasës në një xhami në Pakistan

Takimi SHBA-Iran në Oman përfundon pa marrëveshje, por palët ‘lënë hapur’ derën e dialogut

Takimi SHBA-Iran në Oman përfundon pa marrëveshje, por palët ‘lënë hapur’ derën e dialogut

Policia apelon për kujdes në komunikacion, shkak kushtet atmosferike

Ndjekje policore nga Obiliqi deri në Mitrovicë, shoferi nuk iu bind urdhrit – goditi tri herë veturën e Policisë

Tre persona të lënduar nga një aksident në Zllakuqan të Klinës

Aksidenti në Prishtinë përfundon me rrahje, pesë të lënduar

​Vëllaznimi dhe Llapi barazojnë në derbin dramatik në Gjakovë

​Vëllaznimi dhe Llapi barazojnë në derbin dramatik në Gjakovë

Ushqimet kyçe që balancojnë hormonet dhe luftojnë mbipeshën

Ushqimet kyçe që balancojnë hormonet dhe luftojnë mbipeshën

Vdes i riu nga Drenasi pas një aksidenti rrugor, Lladrovci ngushëllon familjen Bajraktari

Vdes i riu nga Drenasi pas një aksidenti rrugor, Lladrovci ngushëllon familjen Bajraktari

Dogana paralajmëron analiza më të mirëfillta të mallrave që hyjnë në Kosovë

Dogana paralajmëron analiza më të mirëfillta të mallrave që hyjnë në Kosovë

Gjykimet për krimet e luftës – Vetëm në fillim të shkurtit dy verdikte dënuese, por asnjëri maksimal

Gjykimet për krimet e luftës – Vetëm në fillim të shkurtit dy verdikte dënuese, por asnjëri maksimal

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën