TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Tryeza e AAK’së, Tahiri numëron 10 problemet që i shkaktoi vendimi i MAShT për librat

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se kjo parti ka organizuar sot tryezën ku është diskutuar çështja e vendimit të MASHT-it për librat ose siç kanë thënë ata “dështimit të Qeverisë në sigurimin e teksteve shkollore për nxënësit”.

Ai në një postim në Facebook ka paraqitur 10 probleme të shkaktuara nga vendimi i MASHT dhe sipas tyre 30-60% e nxënësve deri më tani nuk i kanë librat.

Statusi i plotë:

10 problemet kryesore të vendimit të MAShT-it për librat:

1. Vendimi i Qeverisë konsiderohet i jashtëligjshëm, i pa konsultuar me institucionet e arsimit primar, që janë përgjegjëse në ofrimin e shërbimeve, që shteti ua ka deleguar t’i ushtrojnë deri në fund. Është vendim i cili e ka çrregulluar një sistem të ofrimit të teksteve mësimore që garantohen me ligj;

2. Pabarazia sociale në institucion publik në mes të varfërve dhe të pasurve, për shkak se të pasurit i gjejnë më shpejt librat, ndërsa të varfrit që e kanë të garantuar prej shtetit t’i marrin librat, nuk i kanë;

3. Prej 30% deri në 60% e nxënësve, sot në ditën e tetë, nuk i kanë librat. Kjo varion prej 30% deri në 60%;

4. Aplikimet online kanë shpërfaqur mos informim të qytetarëve, mundësitë e manipulimit të buxhetit të Kosovës të aplikimit të dyfishtë, të atyre që janë në diasporë dhe keqpërdorim të të dhënave personale të cilat mbrohen me ligjin në fuqi;

5. Librat e vjetër janë të papërdorshme. Librat që janë pronë e një nxënësi merren dhe kthehen te dikush tjetër, por që nuk janë të përdorshme;

6. Buxheti prej 50 euro për tekste dhe 30 euro për fletore e gjësende tjera, nuk mjafton;

7. Ngarkesa që po i behet buxhetit të konsoliduar të Kosovës – së paku është dyfishuar kostoja buxhetore që shteti e paguan për këtë çështje;

8. Është shtuar kostoja financiare dhe kohore për prindër;

9. Trajtimi i fëmijëve me aftësi të kufizuar dhe fëmijëve që janë të pakicave dhe minoriteteve etnike;

10. Keqpërdorimi nga disa librari që po e bëjnë me këtë vendim, në mënyrë që të pasurohen.

Këto janë gjetjet kryesore nga tryeza e diskutimit me komuna në lidhje me çështjen e arsimit pas vendimit të fundit për sigurimin e teksteve shkollore.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vdes një person në Prizren, Policia nis hetimet

Vdes një person në Prizren, Policia nis hetimet

Tetë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit, një nënë me tre fëmijë dërgohen në strehimore

Tetë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit, një nënë me tre fëmijë dërgohen në strehimore

Italia i del në ndihmë shëndetësisë në Kosovë, marrëveshje e re për trajtimin e fëmijëve

Italia i del në ndihmë shëndetësisë në Kosovë, marrëveshje e re për trajtimin e fëmijëve

Moti të dielën, me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Alaska bëhet me guvernatorin më të ri në histori

Alaska bëhet me guvernatorin më të ri në histori

​Punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë protesta të reja më 19 nëntor

​Punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë protesta të reja më 19 nëntor

Pas Brodit, dyshime për mbetje mortore edhe në Fushë-Kosovë

Pas Brodit, dyshime për mbetje mortore edhe në Fushë-Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën