TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Truss i shkruan Kurtit: Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova janë në një linjë

nga Besarta Mehmeti
4 Tetor, 2022
0
A A
Truss i shkruan Kurtit: Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova janë në një linjë

Truss ka falënderuar Kurtin për letër urimin e dërguar më 6 shtator, si dhe për ngushëllimet pas ndarjes nga jeta të Madhërisë së saj të ndjerë, Mbretëreshës Elizabetë II.

Ajo po ashtu ka shprehur kënaqësinë për dy takimet me Kryeministrin Kurti gjatë këtij viti, kur ishte Sekretare e Jashtme.

“Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova janë qartazi në një linjë në shumë fusha dhe ka mundësi të mëdha që dy vendet tona të punojnë së bashku edhe për më së afërmi. Mbretëria e Bashkuar ishte krenare për ndihmën dhënë Kosovës në sigurimin e pavarësisë së saj, dhe që ishte vendi i parë që njohu formalisht pavarësinë e saj në vitin 2008”, ka shkruar Kryeministrja Truss.

“Do të vazhdoj ta përcjellë Kosovën me interes të madh ndërsa ecni përpara me procesin tuaj të reformës, ka theksuar Kryeministrja Truss në përmbyllje të letrës”, ka shkruar ajo tutje.

Letra e plotë e Kryeministres së Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss:

I dashur Kryeministër,

Ju faleminderit për letrën tuaj të 6 shtatorit dhe fjalët tuaja të mira për emërimin tim.

Do të doja të ju falënderoja gjithashtu për ngushëllimet tuaja publike pas ndarjes nga jeta të Madhërisë së saj të ndjerë Mbretëreshës Elizabetë II. Ajo ka qenë një prani e vazhdueshme dhe e qëndrueshme në jetën e vendit tonë për më shumë se shtatë dekada, dhe ishte jashtëzakonisht e përkushtuar ndaj detyrës dhe promovimit të marrëdhënieve globale të Mbretërisë së Bashkuar.

Ishte kënaqësi që u takova me ju dy herë gjatë këtij viti kur isha Sekretare e Jashtme.

Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova janë qartazi në një linjë në shumë fusha dhe ka mundësi të mëdha që dy vendet tona të punojnë së bashku edhe për më së afërmi.

Faleminderit gjithashtu për dënimin nga ana e Kosovës dhe zbatimin e shpejtë të sanksioneve si përgjigje ndaj pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Rusia. Është e rëndësishme që partnerët evropianë të qëndrojnë të bashkuar gjatë muajve të vështirë të ardhshëm dhe të reagojnë me hapa të duhur ndaj agresionit rus.

Mbretëria e Bashkuar ishte krenare për ndihmën dhënë Kosovës në sigurimin e pavarësisë së saj, dhe që ishte vendi i parë që njohu formalisht pavarësinë e saj në vitin 2008. Do të vazhdoj ta përcjellë Kosovën me interes të madh ndërsa ecni përpara me procesin tuaj të reformës.

Letra e plotë e Kryeministrit Kurti:

E nderuara Kryeministre,

Në emër të Republikës së Kosovës, ju uroj për zgjedhjen tuaj në krye të Partisë Konservatore dhe Unioniste dhe për emërimin tuaj nga Madhëria e Saj, Mbretëresha, si Kryeministre e Mbretërisë së Bashkuar.

Kontinenti ynë përballet me sfida të shumta që kërkojnë një përgjigje të koordinuar dhe unë ndihem i lehtësuar nga vizioni i qartë që e theksuat në dy takimet tona në fillim të këtij viti.

Ndërsa përballemi me pasojat e pandemisë Covid-19, krizën e energjisë dhe koston e rritur të jetesës, së bashku me autoritarizmin në rritje dhe agresionin e paprovokuar të Rusisë kundër Ukrainës, ne presim me padurim udhëheqjen tuaj për ta ndihmuar Evropën dhe pjesën tjetër të botës të navigojnë nëpër këto kohë të vështira. Ju lutem, të jeni e sigurt se, teksa e bëni këtë, mund të mbështeteni në partneritetin, bashkëpunimin dhe solidaritetin e Kosovës.

Mbretëria e Bashkuar zë një vend të veçantë në zemrat dhe mendjet e popullit të Kosovës, sepse ju na mbështetët në luftën tonë çlirimtare kundër një regjimi gjenocidal. Nuk do të harrojmë kurrë; dhe u jemi përgjithmonë mirënjohës.

Qeveria jonë po punon shumë për t’i realizuar premtimet e saj për vende pune dhe drejtësi për qytetarët tanë duke investuar në kapitalin njerëzor, duke mbyllur hendekun e aftësive përmes ringjalljes së cilësisë së arsimit tonë, dhe duke reformuar sistemin e drejtësisë.

Kryeministre, kam nderin të ju mirëpres në Kosovë në mundësinë e parë që është e përshtatshme për ju. Ju lutem, pranoni urimet e mia më të përzemërta dhe konsideratën time më të lartë ndërsa merrni këtë rol vendimtar në këto kohë sfiduese.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Banorët e Zhazhës i gëzohen arrestimit të Djordjeviq i dyshuar për krime lufte

Banorët e Zhazhës i gëzohen arrestimit të Djordjeviq i dyshuar për krime lufte

S’ka marrëveshje nga takimi i parë i presidentes me partitë politike shqiptare

Çka ndodhi në takimin e presidentes me liderët e partive politike?

Ekskluzive: KFOR-i hap tri rrugë ilegale në veri, policia paralajmëron sërish mbylljen

Ekskluzive: KFOR-i hap tri rrugë ilegale në veri, policia paralajmëron sërish mbylljen

Çka përmban letra e Gjykatës Kushtetuese ndaj deputetëve të Kuvendit?

“Nuk ka lidhshmëri ndërmjet vaksinës së fruthit dhe autizmit” – Mesazhi i Dreshajt për nënat e reja

“Nuk ka lidhshmëri ndërmjet vaksinës së fruthit dhe autizmit” – Mesazhi i Dreshajt për nënat e reja

Shorti” për biletat e ndeshjes Shqipëri- Serbi- Lumi: Diskriminim ndaj tifozëve kuq e zi

Shorti” për biletat e ndeshjes Shqipëri- Serbi- Lumi: Diskriminim ndaj tifozëve kuq e zi

Alarmante: Për një javë nëntë raste të reja të fruthit në Kosovë

Alarmante: Për një javë nëntë raste të reja të fruthit në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X