TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Trupi gjykues vendos që mos të ketë kufizime në vizitat private për të akuzuarit në çështjen Thaçi dhe të tjerët

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Hodaj: Kërkesa e ZPS-së për ndalim të vizitave në Hagë, rënduese për të akuzuarit

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, trupi gjykues në çështjen ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit ka marrë vendim që të mos vendos masa kufizuese lidhur me vizitat private të të akuzuarve.

Në vendimin e datës 9 shkurt 2024, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III ia ka rikujtuar të akuzuarve, në veçanti Thaçit dhe Selimit për detyrimin që kanë për të mos iu zbuluar personave të tretë informacione konfidenciale.

“Për arsyet e lartpërmendura, Paneli përmes kësaj: KUJTON të Akuzuarit, në veçanti, zotërinjtë Thaҫi dhe Selimi, për detyrimin e tyre për të mos zbuluar palëve të treta të paautorizuara asnjë informacion konfidencial dhe/ose informacion që mund të çojë në identifikimin e dëshmitarëve të mbrojtur; UDHËRON Sekretarin që t’u kujtojë vizitorëve në objektet e paraburgimit se ata nuk duhet të diskutojnë ose të marrin pjesë në diskutimet e informacioneve konfidenciale që kanë të bëjnë me procedurat në KSK me një të paraburgosur, duke përfshirë informacionin që ka të bëjë me identitetin e dëshmitarëve të mbrojtur”, thuhet në vendim.

Veç tjerash, nëpërmjet këtij vendimi, urdhërohen avokatët kryesor të të gjithë të akuzuarve që të iu kujtojnë anëtarëve të tyre të ekipit detyrimet që kanë në lidhje me informacionet konfidenciale.

“(c) UDHËRON avokatin kryesor për të gjithë të akuzuarit që t’u kujtojë anëtarëve të ekipit detyrimet e tyre në lidhje me informacionin konfidencial; (d) URDHËRON Regjistruesin që të njoftojë menjëherë Panelin në rast se ajo nxjerr një vendim që vendos kufizime ose refuzon një kërkesë për një vizitë private; dhe (e) UDHËZON Sekretarin, ZPS-në, Mbrojtjen Selimi dhe Mbrojtjen e Thaçit që të dorëzojnë një version publik të redaktuar të dosjeve të tyre përkatëse ose të kërkojnë riklasifikimin e tyre si publik jo më vonë se e premtja, 16 shkurt 2024”, thuhet tutje.

Në arsyetimin e këtij vendimi thuhet se Paneli i refuzoi që të vendoste ndonjë masë kufizuese lidhur me vizitat private. Andaj, ka vlerësuar se nuk ka indikacione që këto vizita të jenë përdorur për qëllime tjera.

“Paneli rikujton se, në vendimin e tij, ai refuzoi të miratonte ndonjë masë kufizuese në lidhje me Vizitat Private. Në lidhje me këtë, Paneli konstatoi se “nuk ka indikacione se këto vizita [private] janë përdorur për t’u përfshirë në veprime të pahijshme sjelljen e deritanishme” dhe se Paneli “nuk do të ngurrojë të vendosë kufizime shtesë për Vizitat Private nëse ndonjë palë përfshihet në sjellje të pahijshme gjatë vizitave të tilla [private]”, thuhet në arsyetimin e këtij vendimit.

Ndërsa, lidhur me kërkesën e ZPS-së që të gjitha vizitat private të Thaçit dhe Selimit të monitorohen, Paneli ka theksuar se ato janë të rëndësishme sa i takon të drejtave të akuzuarve si dhe nuk ka bazë për të vendosur masa kufizuese ndaj tyre.

“Lidhur me kërkesën e ZPS-së që faktet dhe rrethanat tani para Panelit të arsyetojnë monitorimin aktiv të të gjitha vizitave private te z. Thaçi dhe Selimi, Paneli thekson si në vijim. Së pari, Paneli rithekson se përderisa Vizitat Private janë veçanërisht të rëndësishme nga pikëpamja e të drejtave themelore të të akuzuarve, ato gjithashtu mund t’u nënshtrohen masave të kufizimeve kur është e nevojshme dhe në proporcion me nevojën për të mbrojtur një interes publik konkurrues. Së dyti, asnjë nga vizitat e përfshira në këtë Vendim nuk ishin Vizita Private. Në vend të kësaj, të gjitha ishin vizita jo të privilegjuara, të cilat tashmë i nënshtrohen masave kufizuese të vendosura nga Paneli për z. Thaçi, Selimi dhe Veseli. Prandaj, nuk ka asnjë bazë në këtë fazë që Paneli të urdhërojë që masa të ngjashme të vendosen në lidhje me Vizitat Private. Megjithatë, Paneli e ka bërë të qartë se çdo keqpërdorim i privilegjeve lidhur me vizita të tilla do t’i nënshtrohet një përgjigje adekuate”, thuhet tutje në vendim./Betimipërdrejtësi

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Moti: E diela vjen me zbutje të lehtë të temperaturave

Moti: E diela vjen me zbutje të lehtë të temperaturave

Edhe sot kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë

Të dielën për disa orë ndalohet qarkullimi i automjeteve mbi 20 ton

Haxhiu: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë

Haxhiu: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë

Vuçiq viziton Preshevën, reagon Sinani: Nuk pranojmë të trajtohemi si qytetarë të dorës së dytë

Vuçiq viziton Preshevën, reagon Sinani: Nuk pranojmë të trajtohemi si qytetarë të dorës së dytë

Moti: E diela vjen me zbutje të lehtë të temperaturave

Moti: E diela vjen me zbutje të lehtë të temperaturave

Edhe sot kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë

Të dielën për disa orë ndalohet qarkullimi i automjeteve mbi 20 ton

Mourinho e nis me fitore aventurën e re te Real Madrid

Mourinho e nis me fitore aventurën e re te Real Madrid

Dita e 84-t e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Dita e 84-t e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Gjykata rrëzon vendimin e Trumpit për pezullim të vizave të emigracionit, ndër 75 shtete edhe Kosova dhe Shqipëria

Gjykata rrëzon vendimin e Trumpit për pezullim të vizave të emigracionit, ndër 75 shtete edhe Kosova dhe Shqipëria

Bayern Munich fiton Superkupën e Gjermanisë pas fitores ndaj Borussia Dortmundit

Bayern Munich fiton Superkupën e Gjermanisë pas fitores ndaj Borussia Dortmundit

Haxhiu: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë

Haxhiu: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën