Trupat e Gardës Kombëtare të Kalifornisë kanë mbërritur në Los Angeles.
Ata janë mbledhur aktualisht jashtë qendrës së paraburgimit në qendër të Los Angelesit, ku dërgohen emigrantët e paligjshëm pasi ndalohen, raporton BBC.
Vendimi i presidentit amerikan, Donald Trump për vendosjen e 2,000 trupave të Gardës Kombëtare të Kalifornisë në zonën e Los Angeles, ka ngjall reagime në ShBA.
Ky vendim vjen pas përleshjeve të ashpra për dy netë radhazi mes protestuesve dhe agjentëve federalë të imigracionit të armatosur me pajisje për trazira.
Uebsajti i forcës ushtarake thotë se ajo u vu nën kontrollin federal duke përdorur Titullin 10 të Kodit të SHBA-së – të njëjtin ligj që përdori Trump – gjatë epokës së të Drejtave Civile.
Presidentët Eisenhower, Kennedy dhe Johnson përdorën Gardën Kombëtare për të ndihmuar në zbatimin e të drejtave civile dhe ruajtjen e rendit publik.