TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Trump thotë se ShBA-ja fitoi, por lufta kundër Iranit do të vazhdojë

by TËVË 1
1 orë ago
1
A A
Trump thotë se ShBA-ja fitoi, por lufta kundër Iranit do të vazhdojë

Presidenti amerikan, Donald Trump ka pretenduar se Shtetet e Bashkuara e kanë “fituar” luftën kundër Iranit, por që forcat ushtarake amerikane do t’i vazhdojnë sulmet derisa të përfundojë e gjithë puna.

Ndërkohë, Teherani vazhdon të godasë anije në rajon dhe zotohet për sulme tjera.

“Asnjëherë nuk parapëlqehet të thuhet shumë herët se fituam. Ne fituam. Qysh në orët e para”, ka thënë Trump në një tubim të mbajtur në Kentaki më 11 mars.

Komentet prej Trumpit dhe Shtëpisë së Bardhë kanë qenë të ndryshme të ditët e fundit – prej spekulimeve që lufta do të zgjaste katër deri në gjashtë javë, deri te mundësia që mund të përfundojë “shpejt”.

Trump ka thënë se sulmet amerikano-izraelite në Iran, që kanë nisur më 28 shkurt, “virtualisht kanë shkatërruar” këtë shtet të Lindjes së Mesme, duke ia vrarë një pjesë të konsiderueshme të udhëheqësisë, dhe duke ia dëmtuar forcat e armatosura e programin bërthamor.

Megjithatë, presidenti dhe të tjerë në administratën e tij kanë dhënë sinjale se nuk do të lëshojnë pe kur vjen puna te sulmet.

“Nuk duam të largohemi herët, apo jo? Na duhet ta përfundojmë punën”, ka thënë Trump.

Izraeli e ka bërë të qartë se nuk është gati t’i japë fund fushatës ushtarake, përfshirë sulmet në Liban kundër forcave të Hezbollahut – aleatë të Iranit – duke thënë se “një mori shënjestrash” vazhdojnë të ekzistojnë.

Hezbollahu është organizatë e shpallur terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi tjera.

“Ne do ta zgjerojmë operacionin tonë”, ka thënë zëdhënësi ushtarak izraelit, Effie Defrin më 11 mars.

Në orët e hershme të 12 marsit, ushtria izraelite ka bërë të ditur për “një valë të zgjeruar sulmesh në Teheran – njoftime pothuajse të përditshme në ditët e fundit.

Sulmet ndaj marinës iraniane
Trump ka thënë se forcat amerikane kanë goditur anije iraniane në Ngushticën e Hormuzit teksa rriten shqetësimet se Teherani mund të mendojë ndonjë fushatë të përdorimit të minave nënujore në njërën prej rrugëve detare më të rëndësishme në botë.

“Ne goditëm 28 anije minash deri më tani”, u ka thënë Trump gazetarëve, një ditë pasi ushtria amerikane ka bërë të ditur se i ka shkatërruar 16 sosh.

Mediat Reuters dhe CNN, duke cituar burime amerikane, kanë thënë se Irani ka vendosur dhjetëra mina në Ngushticë. Reuters e ka cituar një burim të ketë thënë se minat janë vendosur “ditëve të fundit” dhe që shumica e lokacioneve dihen.

Duke qenë se bota rrezikon të përballet me krizë energjetike, për shkak të problemeve në qarkullim të anijeve në rajonin e Gjirt, liderët perëndimorë kanë nisur të marrin vendime për të parandaluar rritjen e madhe të çmimeve.

Më 11 mars, Trump ka thënë se Shtetet e Bashkuara do ta lëshojnë një sasi të rezervave strategjike të naftës për të shtensionuar situatën.

Departamenti amerikan i Energjisë ka bërë të ditur më vonë se do të lëshojë 172 milionë fuçi naftë, në koordinim me 32 shtete tjera që i përkasin Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë.

Kjo agjenci ka thënë se vendet anëtare janë pajtuar në mënyrë unanime që t’i lëshojnë 400 milionë fuçi naftë prej rezervave emergjente.

Grupi i shtatë shteteve më të industrializuara (G7) e ka lëshuar një deklaratë duke thënë se vendet anëtare janë pajtuar që të shqyrtojnë mundësinë e shoqërimit të anijeve që kalojnë në rajonin e Gjirit, përfshirë Ngushticën e Hormuzit.

G7 përbëhet nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Japonia, Italia, Britania, Gjermania dhe Franca.

Fati i liderit të ri suprem
Ndërkohë, zyrtarët iranianë janë duke zhvilluar një fushatë intensive për t’i hedhur poshtë thashethemet për gjendjen shëndetësore të liderit të ri suprem, Mojtaba Khamenei, duke thënë se ai është plagosur në sulmet ajrore që e lanë të vrarë babanë e tij dhe anëtarë tjerë të familjes, por që ai vetë është “në gjendje të mirë”.

Mojtaba Khamenei është emëruar lider i ri suprem i shtetit më 8 mars, pas vrasjes së babit të tij në bombardimet e nisura më 28 shkurt.

Ky 56-vjeçar nuk është parë në publik prej kur ShBA-ja dhe Izraeli i kanë nisur sulmet ajrore ndaj Iranit, dhe as nuk ka bërë ndonjë deklaratë publike, duke rritur spekulimet se edhe ai mund të ketë vdekur ose është i plagosur rëndë.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara i ka dënuar më 11 mars sulmet e Teheranit në shtetet e Gjirit dhe shtete tjera në rajon. Rusia dhe Kina kanë abstenuar kur ka nisur votimi.

Rezoluta kërkon “ndalje të menjëhershme të të gjitha sulmeve të Republikës Islamike kundër Bahrejnit, Kuvajtit, Omanit, Katarit, Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Jordanisë”.

Tags: SHBATeve1Trump
ShareTweet

Postime të ngjashme

Për herë të parë në Kosovë kryhet ndërhyrja PCNL për trajtimin e gurëve të mëdhenj në veshka në Qendra Klinike Universitare e Kosovës

Për herë të parë në Kosovë kryhet ndërhyrja PCNL për trajtimin e gurëve të mëdhenj në veshka në Qendra Klinike Universitare e Kosovës

Aksion i Dogana e Kosovës në Prishtinë – Kapen cigare kontrabandë me vlerë rreth 15 mijë euro

Aksion i Dogana e Kosovës në Prishtinë – Kapen cigare kontrabandë me vlerë rreth 15 mijë euro

Radar: Regjimi i Vuçiq përgatiti sulmin me topin zanor ndaj qytetarëve më 15 mars – ditën kur qëlloi popullin pas shpine

Radar: Regjimi i Vuçiq përgatiti sulmin me topin zanor ndaj qytetarëve më 15 mars – ditën kur qëlloi popullin pas shpine

Ambasada e Kosovës në Zagreb: Fluturimi Riad–Prishtinë mundësoi riatdhesimin e shtetasve të Bosnjës

Ambasada e Kosovës në Zagreb: Fluturimi Riad–Prishtinë mundësoi riatdhesimin e shtetasve të Bosnjës

Premi për lojtarët e Polonisë para duelit me Shqipërinë në “Play Off” të Botërorit!

Premi për lojtarët e Polonisë para duelit me Shqipërinë në “Play Off” të Botërorit!

“Mesditë”- 12.03.2026

“Mesditë”- 12.03.2026

Për herë të parë në Kosovë kryhet ndërhyrja PCNL për trajtimin e gurëve të mëdhenj në veshka në Qendra Klinike Universitare e Kosovës

Për herë të parë në Kosovë kryhet ndërhyrja PCNL për trajtimin e gurëve të mëdhenj në veshka në Qendra Klinike Universitare e Kosovës

IKSHPK: Ndotja e ajrit në Kosovë mbetet shqetësuese, Prishtina më e prekura

IKSHPK: Ndotja e ajrit në Kosovë mbetet shqetësuese, Prishtina më e prekura

Prishtina ankohet në vendimin e KD-së

Prishtina ankohet në vendimin e KD-së

Aksion i Dogana e Kosovës në Prishtinë – Kapen cigare kontrabandë me vlerë rreth 15 mijë euro

Aksion i Dogana e Kosovës në Prishtinë – Kapen cigare kontrabandë me vlerë rreth 15 mijë euro

Abdixhiku uron SHBA-të për 4 Korrikun: Miqësia me Amerikën është themel historik i Kosovës

“Koha kërkon bashkim”, Lumir Abdixhiku paralajmëron projekt të ri politik

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën