TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
17 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
17 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Trump thotë se produkteve të BE-së do t’u vendosen tarifa prej 25 për qind

nga teve1
5 muaj më parë
0
A A
Trump thotë se produkteve të BE-së do t’u vendosen tarifa prej 25 për qind

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të mërkurën se tarifat mbi produktet e Bashkimit Evropian do të jenë rreth 25 për qind dhe la të kuptohet se tarifat mbi produktet e Kanadasë dhe Meksikës do të hyjnë në fuqi në fillim të prillit.

Duke folur në mbledhjen e parë të kabinetit të tij, Trump e përshkroi BE-në – krijimin e së cilës Uashingtoni e kishte inkurajuar për dekada – si një përpjekje për të dëmtuar Shtetet e Bashkuara.

“Shikoni, le të jemi të sinqertë, Bashkimi Evropian u formua për t’i dëmtuar Shtetet e Bashkuara”, tha Trump.

I pyetur nëse kishte marrë një vendim mbi nivelin e tarifave për bllokun, Trump shtoi: “Do ta shpallim shumë shpejt dhe përgjithësisht do të jetë 25%”.

Ai tha se kjo do të ndikojë në shumë produkte, përfshirë makinat, duke shtuar se BE-ja “na ka shfrytëzuar vërtet shumë”.

Trump ka kërcënuar me “tarifa reciproke” ndaj partnerëve tregtarë të SHBA-së për të kundërshtuar atë që e quan tregti “të padrejtë dhe të pabalancuar”.

Ai gjithashtu ka thënë se do të vendosë taksa të gjera mbi importet e disa produkteve, si makinat dhe produktet farmaceutike.

Këtë javë, Radio Evropa e Lirë ka raportuar se nga këto tarifa mund të preken edhe biznese kosovare, që eksportojnë produkte në Shtetet e Bashkuara.

Deri më tani, eksportet e Kosovës në Shtetet e Bashkuara kanë qenë kryesisht të qëndrueshme, por tarifat e paralajmëruara të presidentit Trump për mallrat e BE-së do të mund t’i rrisin kostot e prodhimit edhe për kompanitë kosovare.

Që nga marrja e detyrës në janar, Trump ka shpallur dhe ka pezulluar tarifa të përgjithshme ndaj fqinjëve të SHBA-së, Kanadasë dhe Meksikës, për shkak të emigracionit të paligjshëm dhe kontrabandës së fentanilit.I pyetur për pezullimin, Trump tha se nuk po i ndalonte tarifat, duke shtuar se planifikonte që ato të hynin në fuqi më 2 prill.

“Tarifat do të vendosen, jo të gjitha, por shumë prej tyre”, tha ai./REL

ShareTweet

Postime të ngjashme

Korrupsioni në Ukrainë: 30 përqind ryshfet për dronë të rinj

Korrupsioni në Ukrainë: 30 përqind ryshfet për dronë të rinj

Të paktën 68 të vdekur pas fundosjes së anijes me migrantë në Jemen

Të paktën 68 të vdekur pas fundosjes së anijes me migrantë në Jemen

Milivojeviq: Ministrat nuk mund të vidhnin 115 milionë dollarë pa miratimin e Aleksandar Vuçiqit

Milivojeviq: Ministrat nuk mund të vidhnin 115 milionë dollarë pa miratimin e Aleksandar Vuçiqit

Zelensky thotë se bisedimet e reja me Rusinë do të zhvillohen më 23 korrik

Zelensky: Po punojmë për një takim të ri me Rusinë në Stamboll

Korrupsioni në Ukrainë: 30 përqind ryshfet për dronë të rinj

Korrupsioni në Ukrainë: 30 përqind ryshfet për dronë të rinj

Një përqafim kundër stresit

Një përqafim kundër stresit

Cilat fruta nuk duhen ngrënë në mëngjes me stomakun bosh?

Cilat fruta nuk duhen ngrënë në mëngjes me stomakun bosh?

Mbi 800 shoferë u dënuan në shënimin e 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Policia shqipton mbi 1 mijë e 700 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Të paktën 68 të vdekur pas fundosjes së anijes me migrantë në Jemen

Të paktën 68 të vdekur pas fundosjes së anijes me migrantë në Jemen

Milivojeviq: Ministrat nuk mund të vidhnin 115 milionë dollarë pa miratimin e Aleksandar Vuçiqit

Milivojeviq: Ministrat nuk mund të vidhnin 115 milionë dollarë pa miratimin e Aleksandar Vuçiqit

Arrestohen pesë burra për sulm ndaj bashkëshortëve gjatë 24 orëve

Arrestohen dy persona në Drenas

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X