TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Trump thotë se nuk do të përdor forcë në Grenlandë, kërkon negociata të menjëhershme

by teve1
3 muaj ago
1
A A
Trump thotë se nuk do të përdor forcë në Grenlandë, kërkon negociata të menjëhershme

Foto: AP

Presidenti amerikan, Donald Trump gjatë fjalimit të tij në Forumin Ekonomik Botëror riktheu vëmendjen edhe një herë në çështjen e Grenlandës, duke deklaruar se presidentët e Shteteve të Bashkuara kanë shprehur interes për blerjen e Grenlandës për gati dy shekuj.

Ai theksoi se, megjithëse SHBA-të kanë fuqinë për të vepruar, ai nuk ka ndërmend të përdorë forcën për të marrë kontrollin e ishullit.

“Nuk do të arrijmë asgjë nëse nuk përdor forcë dhe dhunë të tepruar, kur do të ishim të pandalshëm,” tha Trump, përpara se të shtonte qartë: “Nuk do të përdor forcë.”

Për këtë arsye ai thotë se po kërkon negociata të menjëhershme për të blerë ishullin arktik.

“Janë vetëm SHBA-të që mund ta mbrojnë këtë masë gjigante toke, këtë copë gjigante akulli, ta zhvillojnë dhe ta përmirësojnë atë,” deklaroi ai, duke shtuar se kjo është arsyeja pse po kërkon “negociata të menjëhershme” për blerjen e Grenlandës. “Po kërkoj negociata të menjëhershme për të blerë Grenlandën,” tha Trump.

“Mund të thuash po dhe ne do të jemi shumë mirënjohës, ose mund të thuash jo dhe ne do ta kujtojmë.”

Trump pohoi se Danimarka ka një prani minimale në Grenlandë dhe se nuk ka përmbushur angazhimet financiare ndaj ishullit. Sipas tij, nuk ka “asnjë shenjë” reale të Danimarkës në territor dhe mbrojtja e Grenlandës është e pamjaftueshme.

Duke vijuar komentet e tij, Trump e përshkroi Grenlandën si një “vend të gjerë, pothuajse të pabanuar dhe të pazhvilluar, që rri i pambrojtur”.

Ai hodhi poshtë idenë se interesi amerikan lidhet me burimet natyrore, duke deklaruar se “nuk ka diçka të tillë si materiale të rralla tokësore në Grenlandë”. Sipas tij, ajo që ka rëndësi është “siguria e saj strategjike kombëtare dhe siguria ndërkombëtare”.

Presidenti amerikan shfrytëzoi gjithashtu fjalën e tij për të kritikuar NATO-n dhe marrëdhëniet me Evropën.

Duke folur për aleancën ushtarake, Trump tha se “ne japim kaq shumë dhe marrim kaq pak në këmbim”.

Sipas tij, Shtetet e Bashkuara përfitojnë vetëm “vdekje, përçarje dhe shuma të mëdha parash [të dhëna] për njerëzit që nuk e vlerësojnë atë që bëjmë”, deklaratë që ai e zgjeroi si për NATO-n ashtu edhe për Evropën në përgjithësi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Çmimet e naftës bien ndjeshëm pas marrëveshjes për armëpushim mes SHBA-së dhe Iranit

Çmimet e naftës bien ndjeshëm pas marrëveshjes për armëpushim mes SHBA-së dhe Iranit

Trump i bën thirrje Iranit të arrijë një marrëveshje bërthamore, duke paralajmëruar për sulme edhe më brutale

Trump pezullon sulmet ndaj Iranit për dy javë

“Feja nuk është armë politike”- Deklarata e Westminster synon të vendosë standarde globale kundër abuzimit politik të fesë

“Feja nuk është armë politike”- Deklarata e Westminster synon të vendosë standarde globale kundër abuzimit politik të fesë

Trump thotë se i ka kërkuar Netanyahut të mos i shënjestrojë fushat e naftës dhe gazit të Iranit

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump është në dijeni për propozimin e Pakistanit

Bastisje në Mitrovicën e Jugut, arrestohet një person – sekuestrohen armë dhe drogë

Bastisje në Mitrovicën e Jugut, arrestohet një person – sekuestrohen armë dhe drogë

Përfshihet nga zjarri një banesë në Fushë-Kosovë

Zjarr në ballkonin e një banese në Prishtinë, s’raportohet për të lënduar

Dogana zbulon mbi 10 mijë euro të fshehura në trupin e një udhëtari në Aeroportin e Prishtinës

Të dyshuarës për prezantim të rremë i sekuestrohen dokumente diplomatike në Aeroportin e Prishtinës

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Arrestohet i dyshuari për sulm seksual ndaj një të miture në Gjakovë

Policia me plan operativ për zgjedhjet e 28 dhjetorit, paralajmëron angazhim të shtuar policor

Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, dyshohet për vetëvrasje me armë

Çmimet e naftës bien ndjeshëm pas marrëveshjes për armëpushim mes SHBA-së dhe Iranit

Çmimet e naftës bien ndjeshëm pas marrëveshjes për armëpushim mes SHBA-së dhe Iranit

​Dita Ndërkombëtare e Romëve

​Dita Ndërkombëtare e Romëve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën