TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Trump kërcënon Rusinë me sanksione më të larta nëse nuk e ndërpret luftën

by teve1
2 vjet ago
1
A A
Trump kërcënon Rusinë me sanksione më të larta nëse nuk e ndërpret luftën

Foto: AFP

Donald Trump ka paralajmëruar Rusinë se do përballet me tarifa të larta dhe sanksione të mëtejshme nëse Vladimir Putin nuk arrin t’i japë fund luftës në Ukrainë.

Ai ka shkruar në platformën e tij të mediave sociale “Truth Social”, se duke nxitur për të ndaluar luftën ai po i bënte Rusisë dhe presidentit të saj një “favor shumë të madh.

Trump kishte thënë më parë se do të negocionte një zgjidhje për pushtimin në shkallë të plotë të Rusisë të nisur në shkurt 2022, brenda një dite të vetme.

Kievi nuk dëshiron të heqë dorë nga territori i tij, megjithëse presidenti Volodymyr Zelensky ka pranuar se mund t’i duhet të heqë dorë përkohësisht nga disa toka të okupuara aktualisht.

Trump mbajti një një konferencë shtypi të marten ku tha se, do të fliste me Putinin “shumë shpejt” dhe “duket e mundshme” se ai do të aplikonte më shumë sanksione nëse udhëheqësi rus nuk do të vinte në tryezë.

Por në postimin e tij në Truth Social të nesërmen, ai shkoi më tej duke thënë se: “Unë do t’i bëj Rusisë, ekonomia e së cilës po dështon, dhe Presidentit Putin, një favor shumë të madh.”

“Merruni vesh dhe  ndaloni këtë luftë qesharake! VETËM DO TË PERKEQESOHET. Nëse nuk bëjmë një “marrëveshje”, së shpejti,  nuk kam zgjidhje tjetër veçse të vendos nivele të larta taksash, tarifash dhe sanksionesh për çdo gjë që  Rusia i shet ShBA-ve  dhe vendeve të tjera pjesëmarrëse ”.

Duke vazhduar, ai shkroi: “Le ta mbarojmë këtë luftë, e cila nuk do të kishte filluar kurrë nëse do të isha President! Ne mund ta bëjmë atë në mënyrën e lehtë, ose në mënyrën e vështirë – dhe mënyra e lehtë është gjithmonë më e mirë. Është koha për të ‘BËRË NJË MARRËVESHJE’.”

Në ndërkohë Kremlini zyrtar i është përgjigjur deklaratave të Trump duke thënë se ata janë të gatshëm për “një dialog me respekt reciprok”, raporton BBC.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të martën në Forumin Ekonomik Botëror, që po mbahet në Zvicër, se do të nevojiteshin të paktën 200,000 paqeruajtës  për çfarëdo marrëveshje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zelensky thotë se SHBA-ja i propozoi Ukrainës të lëshojë Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO

Zelensky thotë se SHBA-ja i propozoi Ukrainës të lëshojë Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO

Italia gjobit Metën me 805 milionë euro për qasjen në fotografitë dhe videot e përdoruesve pa pëlqim

Italia gjobit Metën me 805 milionë euro për qasjen në fotografitë dhe videot e përdoruesve pa pëlqim

Irani sulmon bazën amerikane në Bahrein me dronë, mbrojtja ajrore neutralizon sulmet

Irani sulmon bazën amerikane në Bahrein me dronë, mbrojtja ajrore neutralizon sulmet

Protesta e djeshme në Tiranë, 3 të arrestuar dhe 18 të proceduar penalisht, policia vendos 44 gjoba

Protesta e djeshme në Tiranë, 3 të arrestuar dhe 18 të proceduar penalisht, policia vendos 44 gjoba

Formacionet zyrtare Bjellorusia – Shqipëria

Formacionet zyrtare Bjellorusia – Shqipëria

Serbët thërrasin protestë në Rashkë

Mot i ndryshueshëm, por jo i ftohtë gjatë javës

Vdes 81-vjeçari në Prizren pas goditjes nga vetura

Katër persona të lënduar në një aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”

Peja dhe Indio e Kalifornisë nisin procedurat për binjakëzim

Peja dhe Indio e Kalifornisë nisin procedurat për binjakëzim

Barazim në derbin e Ligës së Parë, Prishtina e Re ndal Lirinë

Barazim në derbin e Ligës së Parë, Prishtina e Re ndal Lirinë

Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore

Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore

Isni Kilaj niset për në Hagë, të martën shpallet aktgjykimi ndaj tij, Thaçit dhe të tjerëve

Isni Kilaj niset për në Hagë, të martën shpallet aktgjykimi ndaj tij, Thaçit dhe të tjerëve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën