TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Trump e quan Zelenskyn “diktator pa zgjedhje”, i bën thirrje të “veprojë shpejt”

by teve1
1 vit ago
0
A A
Trump e quan Zelenskyn “diktator pa zgjedhje”, i bën thirrje të “veprojë shpejt”

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka quajtur presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, një “diktator pa zgjedhje”, duke shtuar se ai “bënë mirë që të veprojë shpejt, në të kundërtën nuk do të ketë më një shtet”.

Këto deklaratë vijnë një ditë pas takimit SHBA-Rusi, në Riad të Arabisë Saudite, ku këto dy shtete janë pajtuar për t’i adresuar faktorët “acarues” në raportet mes dy shteteve dhe kanë nisur punën drejt dhënies fund të luftës në Ukrainë.

Në këtë takim nuk mori pjesë Ukraina. Zelensky porositi se “asnjë vendim nuk mund të merret pa Ukrainën lidhur me përfundimin e luftës në Ukrainë”.

Presidentit ukrainas ishte paraparë t’i përfundonte mandati presidencial në maj të vitit 2024, por Kushtetuta ukrainase ndalon mbajtjen e zgjedhjeve kur shteti shpall gjendje lufte. Gjendja e luftës është në fuqi në Ukrainë që kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të shtetit fqinj në shkurt të vitit 2022.

Por, SHBA-ja së fundi i ka kërkuar Ukrainës që të mbajë zgjedhje të reja, teksa presidenti rus, Vladimir Putin, që e cilëson Zelenskyn si udhëheqës jolegjitim, ka thënë se ai nuk do të negocionte me të, pasi ka argumentuar se ai nuk ka autoritet që të nënshkruajë një marrëveshje të paqes.

Pas kritikave më të ashpra që Trump ka bërë deri më tani në drejtim të Ukrainës, kryediplomati ukrainas, Andrii Sybiha, shkroi në rrjetet sociale se “askush nuk mund ta detyrojë Ukrainën të dorëzohet”.

“Ne do të mbrojmë të drejtën tonë për të ekzistuar”, tha ai.

Po ashtu, reagimi i Trumpit erdhi pasi më herët gjatë 19 shkurtit, Zelensky hodhi poshtë pretendimin e presidentit amerikan se popullariteti i udhëheqësit ukrainas ishte vetëm 4 për qind. Zelensky tha se Trump po përsërit dezinformata, që sipas tij, vinin nga Moska.

Lidhur me luftën në Ukrainë, Trump kishte bërë deklarata edhe një ditë më herët, kur la të kuptohej se ai fajësonte Ukrainën për nisjen e konfliktit.

“Nuk duhet ta kishit nisur kurrë. Mund të kishit bërë një marrëveshje”, tha Trump.

Ai nuk e sqaroi se çfarë nënkuptonte me këtë, por shpesh ka lënë të kuptohet se lufta filloi për shkak të dëshirës së Ukrainës për t’u anëtarësuar në NATO.

Ekspertët thonë se pushtimi i plotë nga Rusia u nxit nga ambiciet imperialiste të Putinit dhe jo nga aspirata e Ukrainës për NATO-n, e cila kishte pak mbështetje nga Perëndimi në atë kohë.

Deklaratat e bëra nga Trumpi më 19 shkurt u dënuan nga udhëheqësit gjermanë. Kancelari gjerman, Olaf Scholz, e cilësoi cilësimin e Zelenskyt si “diktator” si “të gabuar dhe të rrezikshme”, ndërkaq ministrja e tij e Jashtme, Annalena Baerbock, tha se ishte një akuzë “absurde”.

“Nëse e shikoni botën reale… atëherë e dini se kush në Evropë duhet të jetojë nën kushtet e një diktature: populli në Rusi, populli në Bjellorusi”, tha Bearbock në një intervistë për ZDF.

Nënpresidenti amerikan, JD Vance, në një intervistë për Daily Mail, paralajmëroi se kritikat e Zelenskyt ndaj Trumpit do t’i ktheheshin bumerang.

“Ideja që Zelensky do t’ia ndryshojë mendjen presidentit duke folur keq për të në publik, të gjithë e dinë që presidenti se kjo është një mënyrë e tmerrshme për t’iu qasur kësaj administrate”, tha Vance.

Trump më 19 shkurt po ashtu foli për bisedimet mes SHBA-së dhe Rusisë për përfundimin e luftës në Ukrainë.

“Ndërkohë, ne suksesshëm po negociojmë me Rusinë për t’i dhënë fund luftës, diçka që të gjithë e pranojnë që vetëm Trump dhe administrata Trump mund ta bëjnë”, tha Trump.

Udhëheqësi amerikan tha se paraardhësi i tij, demokrati Joe Biden, nuk kishte tentuar asnjëherë t’i jepte fund luftës, ndërkaq tha se Evropa ka dështuar që të sjellë paqe.

“E dua Ukrainën, por Zelensky ka bërë një punë të tmerrshme, shteti i tij është shkatërruar dhe miliona kanë vdekur pa nevojë”, tha Trump.

Trump po ashtu tha se shteti i tij ka shpenzuar 350 dollarë për Ukrainën për një luftë “që nuk mund të fitohet, që nuk do të duhej të kishte nisur, por një luftë që ai, pa SHBA-në dhe Trumpin, kurrë nuk mund ta zgjidhë”.

Zelensky tha të mërkurën se rezultati i negociatave midis përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë në kryeqytetin saudit, Riad, ishte heqja e izolimit ndërkombëtar të liderit rus, Vladimir Putin.

“Mendoj se Putini dhe rusët janë shumë të lumtur, sepse çështja po diskutohet me ta si një ‘viktimë’, kjo është diçka e re”, tha Zelenskyy në një konferencë shtypi në Kiev më 19 shkurt.

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha të mërkurën se është informuar për bisedimet e mbajtura në Riad, të cilat i vlerësoi “lart”.

Ai tha se Rusia ka nevojë të ndërtojë besimin me SHBA-në në mënyrë që të zgjidhet konflikti në Ukrainë.

“Është e pamundur të zgjidhen shumë çështje, përfshirë kriza ukrainase, pa rritur nivelin e besimit mes Rusisë dhe SHBA-së”, deklaroi ai./RadioEvropaeLirë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Liqeni i Shkodrës shpallet pasuri e UNESCO-s

Liqeni i Shkodrës shpallet pasuri e UNESCO-s

Goditet për vdekje këmbësori në Shqipëri, po kalonte autostradën Vlorë–Fier

Goditet për vdekje këmbësori në Shqipëri, po kalonte autostradën Vlorë–Fier

Berisha: Mbështesim protestat për Zvërnecin, por kemi agjendën tonë

Berisha: Mbështesim protestat për Zvërnecin, por kemi agjendën tonë

Izraeli sulm ndaj tendave të civilëve të zhvendosur në Gaza, një palestinez i vrarë dhe 16 të plagosur

Izraeli sulm ndaj tendave të civilëve të zhvendosur në Gaza, një palestinez i vrarë dhe 16 të plagosur

Basha ushtroi të drejtën e votës në Ferizaj, thirrje për dalje masive në zgjedhje

Basha i reagon Ramës: Më mirë falënderim sesa propagandë e dezinformim për rrugët në Prishtinë

Studim: Tenisi, sporti për një jetë më të gjatë

Studim: Tenisi, sporti për një jetë më të gjatë

E mërkura me diell dhe vranësira

Moti në ditën e zgjedhjeve pritet të shënohet me temperatura deri në 27°C

Gjendet pa shenja jete një femër në Pejë

Vdes gruaja që ra nga një ndërtesë në Fushë-Kosovë

​Më 6 qershor votohet në 17 ambasada dhe 13 konsullata në 18 shtete

KQZ: Deri në orën 13:00 kanë votuar mbi 10 mijë qytetarë në përfaqësitë diplomatike

Dogana sekuestron atlete të falsifikuara në vlerë rreth 200 mijë euro

Dogana sekuestron atlete të falsifikuara në vlerë rreth 200 mijë euro

Sa e përgatitur është Kosova përballë sulmeve kibernetike?

Sa e përgatitur është Kosova përballë sulmeve kibernetike?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën