TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Trump do t’i ofrojë Putinit çasje në mineralet e Ukrainës në këmbim të paqes, thotë raporti

by teve1
7 muaj ago
2
A A
Trump do t’i ofrojë Putinit çasje në mineralet e Ukrainës në këmbim të paqes, thotë raporti

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t’i propozojë presidentit rus Vladimir Putin mundësi fitimprurëse, duke përfshirë qasje në mineralet ukrainase, si dhe lehtësimin e disa sanksioneve të SHBA-së, në këmbim të paqes në Ukrainë, sipas një raporti mediatik të enjten.

Presidenti amerikan do të mbërrijë në samitin e ardhshëm të Alaskës të premten për t’u takuar me Putinin “me një numër mundësish për të fituar para” për të inkurajuar Moskën që t’i japë fund luftës në Ukrainë, raportoi e përditshmja britanike The Telegraph.

Sipas njoftimeve, ofertat do të përfshijnë hapjen e burimeve natyrore të shtetit amerikan të Alaskës për Rusinë dhe heqjen e disa prej sanksioneve të SHBA-së mbi industrinë e aviacionit të Moskës.

Dhënia e aksesit Putinit në mineralet e rralla të tokës në territoret ukrainase, të cilat aktualisht mbahen nga Rusia, do të jetë gjithashtu në tryezë, sipas The Telegraph.

Raporti ka vërë në dukje se Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessent, besohet të jetë midis zyrtarëve që do ta informojnë Trumpin përpara takimit të tij me Putinin.

Bessent po shqyrton kompromiset ekonomike që SHBA-të mund të bëjnë me Rusinë për të përshpejtuar një marrëveshje armëpushimi midis Moskës dhe Kievit.

Bisedimet në Alaskë do të jenë të parat midis presidentëve në detyrë të SHBA-së dhe Rusisë që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë, e cila po afron tre vjet e gjysmë.

Të mërkurën, Zelenskyy tha se Trump shprehu gatishmërinë e tij për t’i ofruar vendit të tij garanci sigurie.

Ndërkohë, Trump në të njëjtën ditë kërcënoi homologun e tij rus me “pasoja shumë të rënda” nëse ai nuk pranon të përfundojë luftën në Ukrainë gjatë samitit të tyre të ardhshëm në Alaska.

Komentet e Trump erdhën vetëm disa orë pasi ai mori pjesë në një takim virtual me Zelenskyy dhe udhëheqës të tjerë evropianë, të cilin presidenti amerikan e quajti “shumë të mirë”.

Edhe pse zyrtarët evropianë e kanë mirëpritur iniciativën e Trump për të sjellë paqe, duke i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë, ata gjithmonë kanë qenë të kujdesshëm, nga frika se presidenti amerikan mund të përpiqet ta detyrojë Kievin të copëtojë territorin e tij.

Trump më parë tha se Rusia dhe Ukraina do të shkëmbenin territore si pjesë e një marrëveshjeje paqeje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bedri Hamza kërkon besimin e qytetarëve: Me 28 dhjetor, e hapim një kapitull të ri për Kosovën

Bedri Hamza uron Fitër Bajramin: Thirrje për solidaritet, paqe dhe begati

Trump thotë se i ka kërkuar Netanyahut të mos i shënjestrojë fushat e naftës dhe gazit të Iranit

Trump thotë se i ka kërkuar Netanyahut të mos i shënjestrojë fushat e naftës dhe gazit të Iranit

Vendet evropiane dhe  Japonia shprehin “gatishmëri” për të mbrojtur transportin detar përmes Hormuzit

Vendet evropiane dhe Japonia shprehin “gatishmëri” për të mbrojtur transportin detar përmes Hormuzit

Shefi i OKB-së i bën thirrje SHBA-së dhe Izraelit t’i japin fund luftës me Iranin

Shefi i OKB-së i bën thirrje SHBA-së dhe Izraelit t’i japin fund luftës me Iranin

Falet namazi i Fitër Bajramit në Xhaminë e Madhe në Prishtinë

Falet namazi i Fitër Bajramit në Xhaminë e Madhe në Prishtinë

Mot i vranët e me intervale me diell

Parashikimi i motit për ditën e premte

Bedri Hamza kërkon besimin e qytetarëve: Me 28 dhjetor, e hapim një kapitull të ri për Kosovën

Bedri Hamza uron Fitër Bajramin: Thirrje për solidaritet, paqe dhe begati

Në Kosovë sot festohet Fitër Bajrami

Në Kosovë sot festohet Fitër Bajrami

Dugolli: Edi Rama dhe të tjerë ishin në Kosovë, kishte plane të brendshme dhe të jashtme për zgjedhje

Dugolli: Edi Rama dhe të tjerë ishin në Kosovë, kishte plane të brendshme dhe të jashtme për zgjedhje

Dugolli: PDK e LDK kanë qenë të prerë se nuk e mbështesin Osmanin për presidente

Dugolli: PDK e LDK kanë qenë të prerë se nuk e mbështesin Osmanin për presidente

Vdes një 27-vjeçar në rrugën Mitrovicë–Prishtinë pas goditjes nga vetura

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën