Trump foli me Putinin në telefon për rreth 40 minuta në mes të bisedimeve të tij me Zelenskyn dhe udhëheqësit evropianë në Shtëpinë e Bardhë sot, ka konfirmuar Kremlini.
Mediat ruse cituan një zëdhënës të Putinit, i cili konfirmoi se telefonata u zhvillua.
Disa media ndërkombëtare raportuan më parë se kishte ndodhur një telefonatë, duke cituar burime të paidentifikuara pranë bisedimeve.
Ndihmësi i Putinit, Yuri Ushakov bisedën 40-minutëshe e përshkroi si “e sinqertë” dhe “mjaft konstruktive”, citon BBC.
Pika më e rëndësishme në deklaratën e Kremlinit është se, sipas Ushakov, Putin dhe Trump diskutuan “idenë e shqyrtimit të mundësisë së rritjes së nivelit të përfaqësuesve të Moskës dhe Kievit në bisedime”.