Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë një deklaratë të pazakontë të hënën mbrëma në platformën Truth Social, duke thënë se “të gjithë duhet të evakuojnë Teheranin menjëherë!”
Ky postim i shkurtër, pa dhënë sqarime të mëtejshme, ka shkaktuar reagime të menjëhershme në rrjetet sociale dhe në mediat ndërkombëtare.
Deklarata e tij vije në kohën kur Irani dhe Izraeli kanë intensifikuar sulmet reciproke.