TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Tromp: Roli i SHBA-së ka ndryshuar

Ligjëruesja në Universitetin e Amsterdamit, Nevenka Tromp, nuk sheh progres të mjaftueshëm në procesin e dialogut pavarësisht marrëveshjes së arritur në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Sipas saj regjimi aktual serb asnjëherë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

nga Shpat Blakcori
2 vjet më parë
0
A A
Tromp: Roli i SHBA-së ka ndryshuar

Faktori ndërkombëtar konsideron se me Marrëveshjen e Ohrit është bërë një hap i rëndësishëm për normalizimin marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Por progres në dialog nuk po sheh ligjëruesja në Universitetin e Amsterdamit, Nevenka Tromp.

Reklamë

Tromp, thotë se regjimi aktual në Serbi do të vazhdojë të negocioj me Kosovën, por asnjëherë nuk do ta njoh pavarësinë e saj.

“Nuk ka dyshim, procesi i dialogut në Bruksel nisi me idenë se në fund Serbia do ta njoh pavarësinë e Kosovës, por siç po e shohim ka kaluar mbi një dekadë që kur kanë filluar negociatat dhe nuk duket as afër që Serbia do ta njoh Kosovën. Regjimi aktual në Serbi kurrë nuk do ta bëjë një gjë të tillë” , thotw Tromp pwr Twvw1.

Sipas Tromp, Serbia nuk është agresive vetëm ndaj Kosovës por edhe ndaj një shteti tjetër në rajon.

Tutje ajo thotë se politikat e regjimit aktual serb nuk dallojnë shumë me ato të viteve të 90-ta.

“Sikurse gjatë viteve të 90-ta Serbia vazhdon të ketë një qasje tejet agresive ndaj Kosovës. Duhet ta theksojmë se këtë politikë Serbia nuk e ka vetëm ndaj Kosovës por edhe ndaj Bosnje e Hercegovinës. Edhe sot e kësaj dite regjimi serb nuk e pranon se në Bosnje dhe Hercegovinë janë kryer masakra ndaj civilëve myslimanë boshnjakë”, shprehet ajo.

Nevenka Tromp tregon se aktualisht shtetet Perëndimore janë duke e trajtuar me urgjencë çështjen e orientimit gjeostrategjik të Serbisë, prandaj edhe sipas saj ka ndryshime serioze në politikën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Jam e befasuar me mënyrën se si Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke vepruar tani. Ishte një periudhë ku Kosova pati një mbështetje të jashtëzakonshme nga SHBA-të dhe siguroi njohje të rëndësishme ndërkombëtare. Tani jemi duke parë ndryshime të mëdha gjeopolitike dhe kemi një rol më ndryshe të SHBA-ve krahasuar me 10 vite më parë. Ka një urgjencë tek shtetet Perëndimore që nëse nuk arrijnë ta kenë afër vetes Serbinë së paku të mos e lënë atë në duart e Rusisë”, vlerëson ajo.

Kujtojmë që në disa raste kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se Perëndimi po përdor një politikë të butë karshi Serbisë.

Tags: Nevenka TrompSHBA
ShareTweet

Postime të ngjashme

Branislav Nikoliq nuk zgjidhet nënkryetar i Kuvendit nga Lista Serbe

Branislav Nikoliq nuk zgjidhet nënkryetar i Kuvendit nga Lista Serbe

Nis shorti për zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb

Nis shorti për zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb

Kuvendi nis punimet, pritet votimi i nënkryetarit nga pakicat serbe

Kuvendi nis punimet, pritet votimi i nënkryetarit nga pakicat serbe

Haradinaj lëshon sallën pak para fillimit të seancës

Haradinaj lëshon sallën pak para fillimit të seancës

Branislav Nikoliq nuk zgjidhet nënkryetar i Kuvendit nga Lista Serbe

Branislav Nikoliq nuk zgjidhet nënkryetar i Kuvendit nga Lista Serbe

Avdullahu drejt Bundesligës gjermane

Murat Yakin flet për vendimin e Avdullahut

Nis shorti për zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb

Nis shorti për zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb

Kuvendi nis punimet, pritet votimi i nënkryetarit nga pakicat serbe

Kuvendi nis punimet, pritet votimi i nënkryetarit nga pakicat serbe

Haradinaj lëshon sallën pak para fillimit të seancës

Haradinaj lëshon sallën pak para fillimit të seancës

Zvicra i beson Yakinit dhe Continit

Yakin flet për Avdullahun e Hajdarin

AGK dënon ashpër gjuhën e kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha ndaj mediave

AGK dënon ashpër gjuhën e kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha ndaj mediave

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X