TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Triumf Riza përkujtohet si shembull i Policisë së Kosovës

Janë mbajtur homazhe te pllaka përkujtimore e zyrtarit policor Triumf Riza dhe njëherësh është vendosur gurthemeli për memorialin kushtuar policëve të rënë në krye të detyrës. Kryeministri Kurti tha se Riza është hero i Kosovës.

by Venhar Isufi
7 muaj ago
0 0
A A

Vendosen buqeta lulesh.

E disa mbanin veshur bluza me mbishkrimin “Në luftë kundër krimit”.

Kështu këtë të shtunë u bënë homazhe te pllaka përkujtimore e zyrtarit policor Triumf Riza në “Dardani” të Prishtinës, në 18-vjetorin e vrasjes së tij.

Më pas, u vu edhe gurthemeli për memorialin kushtuar policëve të rënë në krye të detyrës.

Pjesë e kësaj ceremonie ishin përfaqësues të institucioneve të larta të vendit, familjarë e qytetarë.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se Riza është hero i vendit.

“…Unë kam banuar për 9 vite në këtë lagje dhe e kam njohur personalisht Triumf Rizën. Ka qenë djalë fenomenal i kryeqytetit që ka dashur drejtësinë dhe nuk e ka kursyer veten në asnjë çast për drejtësi. Edhe në të gjallë ka qenë shembull për të gjithë, e tash si hero i Kosovës, si dikush që sakrifikoi kundër bandave kriminale, është bërë inspirim për secilin zyrtar shteti e jo vetëm për Policinë e Kosovës”, deklaroi Kurti.

E ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, deklaroi se Triumf Riza është simbol i luftës ndaj krimit në kryeqytet, ndërkaq shtoi se janë duke punuar për zbardhjen e rastit.

“Në qoftë se Afrim Bunjaku e Enver Zymberi janë simbol të mbrojtjes së integritetit territorial dhe shtrirjes së sovranitetit të Kosovës në veri, Triumf Riza është simbol i luftës ndaj krimit e shtrirjes së ligjshmërisë në kryeqytet. Duke respektuar sakrificën e tij, ne respektojmë të gjithë ata që punojnë për rend e ligj, të cilët punojnë për forcimin e shtetit të Kosovës, e të cilët punojnë për një të ardhme më të mirë për gjeneratat e ardhshme të Kosovës”, deklaroi Sveçla.

Pjesë e ceremonisë ishte edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

Ai u shpreh se Riza ishte oficer shembullor i policisë.

“Triumfi ka qenë një oficer shembullor i Policisë së Kosovës, një oficer i veçantë i njësive tona speciale, ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në ngritjen e kapaciteteve dhe ngritjen profesionale të njësive tona. Fatkeqësisht dora gjakatare e krimit e mori shumë herët dhe e pengoi në rrugën e rritjes dhe kontributin e tij në Policinë e Kosovës”, tha Hoxha.

E babai i Triumf Rizës, Shefqet Riza falënderoi kryeministrin Kurti për siç tha, përkrahjen për zbardhjen e rastit të djalit të tij.

Për ta përkujtuar në 18-vjetorin e vrasjes, prezent ishin edhe kolegët e Triumf Rizës nga Policia e Kosovës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Departamenti i Filozofisë në UP: Habermas mbrojti publikisht ndërhyrjen ushtarake të NATO-s ndaj Serbisë

Departamenti i Filozofisë në UP: Habermas mbrojti publikisht ndërhyrjen ushtarake të NATO-s ndaj Serbisë

Trump thotë se SHBA-ja e ka goditur ishullin Harg, zotohet për mbrojtjen e transportit detar në Ngushticën e Hormuzit

Trump thotë se SHBA-ja e ka goditur ishullin Harg, zotohet për mbrojtjen e transportit detar në Ngushticën e Hormuzit

Protestë e paralajmëruar afër Jarinjës, QKMK apelon për shmangie të qarkullimit

Për shkak të protestës në Serbi bllokohet qarkullimi i veturave në Jarinjë

​Qytetarët thonë se dialogu Kosovë – Serbi duhet të përfundojë njëherë e përgjithmonë

Rrathët e errët nën sy, kur janë normale dhe kur fshehin një problem shëndetësor?

Rrathët e errët nën sy, kur janë normale dhe kur fshehin një problem shëndetësor?

Vdes filozofi dhe sociologu gjerman, Jurgen Habermas

Vdes filozofi dhe sociologu gjerman, Jurgen Habermas

Haradinaj-Kurtit: Me strukturat paralele po bashkëpunon, e me shqiptarët bllokada e rrëmujë

Haradinaj-Kurtit: Me strukturat paralele po bashkëpunon, e me shqiptarët bllokada e rrëmujë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën