TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Trim Tërnava emërohet kryeshef ekzekutiv i KOSTT-it

by TËVË 1
2 muaj ago
2
A A
Trim Tërnava emërohet kryeshef ekzekutiv i KOSTT-it

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike (KOSTT) ka bërë të ditur se ka emëruar Trim Tërnavën në pozitën e kryeshefit ekzekutiv të ndërmarrjes.

Vendimi është marrë në mbledhjen e Bordit të Drejtorëve të mbajtur më 19 janar 2026, ndërsa Tërnava do ta marrë zyrtarisht detyrën më 16 shkurt.

Sipas njoftimit të KOSTT-it, emërimi është rezultat i një procesi të hapur dhe konkurrues, të zhvilluar në përputhje me Ligjin për Ndërmarrjet Publike, dhe është miratuar njëzëri nga bordi.

Trim Tërnava ka përfunduar studimet master në Ekonomi të Energjisë në Universitetin Rice në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa studimet bazë i ka kryer në Inxhinieri Elektrike në Universitetin e Prishtinës.

Kjo pozitë deri më tani ishte ushtruar nga Shaban Neziri, i cili ishte emëruar ushtrues detyre në prill të vitit të kaluar, pas përfundimit të marrëdhënies së punës me kryeshefin e atëhershëm ekzekutiv, Evetar Zeqiri. Neziri më parë kishte mbajtur funksionin e zëvendëskryeshefit ekzekutiv të KOSTT-it.

Në njoftimin zyrtar theksohet se Tërnava sjell me vete rreth dhjetë vjet përvojë profesionale dhe menaxheriale në sektorin e energjisë, me synimin që të forcojë më tej rolin e KOSTT-it dhe të kontribuojë në realizimin e objektivave strategjike të ndërmarrjes.

Tags: KOSTTTeve1Trim Tërnava
ShareTweet

Postime të ngjashme

Gojnovci: S’ka sinjale se do të ketë marrëveshje për presidentin

Gojnovci: S’ka sinjale se do të ketë marrëveshje për presidentin

Çka përmban agjenda legjislative e Qeverisë Kurti III?

Qeveria mblidhet të premten, në shqyrtim masat e përkohshme të produkteve themelore

Kraki: Deputetët e Guxo-s do ta votonin Osmanin po të vinte momenti

Kraki: Deputetët e Guxo-s do ta votonin Osmanin po të vinte momenti

Mustafa thotë se ka sinjale për një koalicion LVV-LDK

“InfoNata” 02.04.2026

“InfoNata” 02.04.2026

Kraki: Deputetët e Guxo-s do ta votonin Osmanin po të vinte momenti

Kraki: Deputetët e Guxo-s do ta votonin Osmanin po të vinte momenti

Goditet me dron objekti mbështetës diplomatik i SHBA-së në aeroportin e Bagdadit

Goditet me dron objekti mbështetës diplomatik i SHBA-së në aeroportin e Bagdadit

Mustafa thotë se ka sinjale për një koalicion LVV-LDK

Mustafa thotë se ka sinjale për një koalicion LVV-LDK

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Arrestohet edhe një i dyshuar për rastin e tjetërsimit të një prone në vlerë 3 milionë euro

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën