Policia bën të ditur se gruaja nga Ferizaj është dhunuar nga ish i fejuari i saj. Teksa në Gjakovë, një grua ka raportuar se një person e ka futur me dhunë në veturën e tij dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.
Në rastin tjetër po ashtu në Gjakovë, një grua ka njoftuar se dy persona të dyshuar të maskuar me dhunë e kanë futur në veturën e tyre dhe kanë dhunuar seksualisht.
Lidhur me rastet, janë arrestuar tre të dyshuar të cilët janë dërguar në mbajtje. /Teve1.info/