TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Treshja dardane po shkëlqejnë në Hoffenheim: Asllanit dhe Avdullahut i rritet ndjeshëm vlera

by tëvë1
4 muaj ago
0
A A
Treshja dardane po shkëlqejnë në Hoffenheim: Asllanit dhe Avdullahut i rritet ndjeshëm vlera

Po vazhdon shkëlqimi i futbollistëve kosovarë nëpër kampionate të ndryshme evropiane dhe një nga shembujt më të mirë është treshja dardane e Hoffenheimit, Fisnik Asllani, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari.

Sipas përditësimeve më të fundit të Transfermarkt, dy nga këta lojtarë kanë përjetuar një rritje të ndjeshme të vlerës së tyre në treg.

Sulmuesit Fisnik Asllani vlera i është rritur nga 8 milionë në 18 milionë euro, falë paraqitjeve të jashtëzakonshme në Bundesliga dhe kontributit të tij në fazën ofensive të skuadrës ku ka shënuar pesë gola dhe ka dhuruar dy asistime në shtatë ndeshje mes kampionatit dhe Kupës së Gjermanisë.

23-vjeçari tani është futbollisti me vlerën më të madhe te Hoffenheim.

Ndërkohë, Leon Avdullahu, mesfushori me teknikë të rafinuar dhe energji të pashtershme, ka parë një rritje nga 10 në 12 milionë euro, duke u bërë një nga talentet më premtuese të klubit gjerman.

Sa i përket Albian Hajdarit, mbrojtësit që i është bashkuar Hoffenheimit së fundmi, vlera e tij mbetet 12 milionë euro, pa ndryshime në këtë përditësim të fundit. Megjithatë, pritshmëritë janë të mëdha që edhe ai të pësojë rritje të shpejtë nëse vazhdon me paraqitje të mira në Bundesliga.

Kjo rritje e vlerave tregon se futbollistët kosovarë po fitojnë gjithnjë e më shumë vëmendje në elitën e futbollit gjerman, ndërsa Hoffenheim po shndërrohet në një bazë të rëndësishme zhvillimi për talentet nga Kosova.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Superliga, FFK-ja publikon orarin e javës së 21-të

Superliga, FFK-ja publikon orarin e javës së 21-të

Superliga e basketbollit vazhdon të premten e të shtunën, përballja kryesore në kryeqytet

Superliga e basketbollit vazhdon të premten e të shtunën, përballja kryesore në kryeqytet

“Fadil Vokrri” hap dyert sonte për Dritën evropiane

“Fadil Vokrri” hap dyert sonte për Dritën evropiane

Liga e Kampionëve: Triller në ndeshjen Brugge – Atletico, Leverkusen bën hap të madh

Liga e Kampionëve: Triller në ndeshjen Brugge – Atletico, Leverkusen bën hap të madh

Për shkak të Ramazanit, Drejtoria e Arsimit në Prishtinë ndryshon orarin e mësimit

Për shkak të Ramazanit, Drejtoria e Arsimit në Prishtinë ndryshon orarin e mësimit

Superliga, FFK-ja publikon orarin e javës së 21-të

Superliga, FFK-ja publikon orarin e javës së 21-të

“Mesditë”- 19.02.2026

“Mesditë”- 19.02.2026

Orav uron Ramazanin: Kjo kohë vetëreflektimi ju sjelltë shëndet, shpres dhe unitet

Orav uron Ramazanin: Kjo kohë vetëreflektimi ju sjelltë shëndet, shpres dhe unitet

Përleshje fizike në Prishtinë – një i lënduar dhe një i arrestuar

Vetëdorëzohet në Policinë e Prizrenit, i dënuari me mbi tri vjet burg për narkotikë

Pas gati tre vitesh, Endrit Nika dënohet me 18 vjet burgim – detajet nga vrasja e argjentinases në Fushë Kosovë

Pas gati tre vitesh, Endrit Nika dënohet me 18 vjet burgim – detajet nga vrasja e argjentinases në Fushë Kosovë

ShBA kërkon reduktim të pranisë së trupave të NATO-s, përfshirë zvogëlimin e trupave në Kosovë

ShBA kërkon reduktim të pranisë së trupave të NATO-s, përfshirë zvogëlimin e trupave në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën