Sonte fillon seria finale e “Play-off”-it të Superligës ndërmjet Trepçës dhe Pejës.
Duelet pritet të jenë shumë interesante, ndërsa interesimi për sfidat finale është i jashtëzakonshëm. Skuadra që shënon tri fitore shpallet kampione e Kosovës.
Sa I përket terrenit pati shumë polemika nga të dy taboret por dhe federata e arbitrazhi, ku më pas u vendos që Ndeshja e parë zhvillohet në Mitrovicë, ku ‘Minatorët’ kanë epërsinë e terrenit vendas, në rast se finalet shkojnë në pesë ndeshje.
‘Xehetarët’ për të arritur në finale eliminuan Bashkimin dhe Sigal Prishtinën, kurse Peja eliminoi Golden Eagle Yllin, kampionin e Kosovës.
Në garat e rregullta pejanët kishin përfunduar në vendin e dytë me 20 fitore e tetë humbje, ndërsa mitrovicasit në vendin e katërt me 17 fitore e 11 humbje.
Në ndeshje direkte këtë sezon verdhezinjët ishin më të sukseshëm, ku pas 4 dueleve avancuarn 3 herë dhe u mposhtën vetëm një herë në “Karragaqi”
‘Xehetarët’ në këtë edicion ishin finalistë të Superkupës, kurse fituan trofeun e Kupës. Ndërkohë, skuadra verdhezi ishte në finale të Ligës Ballkanike, ku u mund nga Hapoel Beer Sheva dhe u kurorzuan me medaljen e argjendtë.
Ndeshja e dytë zhvillohet në Pejë ditën e dielë me fillim të ores 17:00.