Derbi ndërmjet Trepçës dhe Bashkimit, do ta karakterizojë ditën e diel, në të cilën do të zhvillohen dy ndeshje në kuadër të xhiros së 17-të në Superligën e Kosovës në basketboll.
Përballja Trepça – Bashkimi, do të jetë e para e kësaj dite pasi nis në orën 17:00 dhe luhet në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.
Pritet një ndeshje e fortë, me atmosferë të zjarrtë në tribuna, ku të dyja skuadrat synojnë fitoren në këtë derbi.
Trepça prinë në tabelë me 29 pikë, dy më shumë se Bashkimi, ekipe që ditë më parë konfirmuan kalimin në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
Trepça këtë vit i ka fituar të gjitha ndeshjet në Superligë, ndërsa Bashkimi ka një humbje në tri duele të luajtura.








