TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Trepça pëson nga Braunschweigu edhe në Gjermani

by tëvë1
4 muaj ago
0
A A
Trepça pëson nga Braunschweigu edhe në Gjermani

Përkundër që e fitoi çerekun e fundit me rezultat bindës (24:11), KB Trepça nuk arriti ta mposht skuadrën gjermane, Braunschweig.

Në kuadër të xhiros së pestë, të mërkurën mbrëma, Trepça ka pësuar humbje në udhëtim nga Braunschweigu.

Dueli që i takoi Grupit F, përfundoi me fitoren e thellë të skuadrës gjermane 80:70.

Kampionia e Kosovës, ka regjistruar edhe humbjen e pestë në po aq ndeshje të luajtura në fazën grupore të stinorit të rregullt në FIBA Europe Cup.

Në fakt, në dhjetë minutat e fundit, Trepça pati paraqitje fantastike dhe pati seri 18:0 duke mos lejuar Braunschweigun për gati gjashtë minuta të shënojë pikë.

Megjithatë, epërsia e krijuar në tre çerekët e parë, ia pamundësoi Trepçës të triumfojë në këtë përballje të fortë.

Trepça e fitoi edhe çerekun e dytë (16:14), ndërsa e humbi të parin dhe të tretin me shifrat 25:13, përkatësisht 30:17.

Mustapha Amzil ishte më efikasi te Trepça me 18 pikë e 8 kërcime, ndërsa Drilon Hajrizi regjistroi 15 pikë, 11 kërcime e 4 asistime.

Te Braunschweigu, u dallua Grant Sherfield me 17 pikë të realizuara.

Me këtë humbje, Trepça praktikisht edhe e mbyll aventurën në FIBA Europe Cup në këtë fazë, ndonëse e ka edhe një ndeshje për ta zhvilluar deri në fund.

Zë vendin e fundit në grup me pesë pikë, ndërsa javën e ardhshme luan në udhëtim te skuadra nga Polonia, Anwil.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Erblin Osmani debuton te Bayerni

Erblin Osmani debuton te Bayerni

​Ferizaj dhe Prishtina fitojnë në Superligë

​Ferizaj dhe Prishtina fitojnë në Superligë

​Probleme për Zhegrovën, në pikëpyetje për Juventusin dhe Kosovën

​Probleme për Zhegrovën, në pikëpyetje për Juventusin dhe Kosovën

Shpallen të pafajshëm Haxhiu dhe të tjerët për gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës pas 10 vitesh

Shpallen të pafajshëm Haxhiu dhe të tjerët për gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës pas 10 vitesh

Të paktën 33 izraelitë u plagosën në një sulm iranian në qytetin e Aradit

Të paktën 33 izraelitë u plagosën në një sulm iranian në qytetin e Aradit

Trump thotë se i ka kërkuar Netanyahut të mos i shënjestrojë fushat e naftës dhe gazit të Iranit

Trump: SHBA, shumë afër përmbushjes së objektivave në Iran

Gjendet një trup i pa jetë në Lumbardh

Vdes në spital gruaja që ra nga ura në Gjakovë

Shqipëria hapi negociatat, cilët janë hapat për anëtarësim

Kosova pa fonde, në pritje pas aplikimit për rreth 7%

“Lufta” me IA, ekspertët: Mos besoni çdo gjë

“Lufta” me IA, ekspertët: Mos besoni çdo gjë

Shkolla “Emin Duraku” mbetet pa dy mësimdhënës

Raporti i sigurisë, kjo është shkolla ndër më të sigurta në kryeqytet

Çmimi i naftës arriti sot në 1.67 cent për litër, qytetarët thonë se është e papërballueshme

Çmimi i naftës arriti sot në 1.67 cent për litër, qytetarët thonë se është e papërballueshme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën