Klubi i basketbollit, Trepça, e ka barazuar serinë gjysmëfinale në 2:2 ndaj Prishtinës.
Të dielën, në palestrën e stërmbushur në “Minatori”, mitrovicasit shënuan fitore të ngushtë 82:77.
Finalisti do të vendoset në ndeshjen e pestë, që do të zhvillohet në Prishtinë të enjten. Në finale është kualifikuar Peja, që eliminoi Yllin të shtunën.