TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Treni godet veturën në Pejë, banorët ankohen për mungesë infrastrukturore

Një veturë është goditur nga treni në qytetin e Pejës, ku është regjistruar vetëm me dëme materiale. Banorët e kësaj zone thanë për tëvë1 se aksidentet e shpeshta këtu po ndodhin për shkak të mungesës së infrastrukturës. E nga INFRAKOS treguan se ka mjaftueshëm shenja por që nuk po respektohen.

nga Lindrit Zejnullahu
8 muaj më parë
4 0
A A

Ishte nisur në drejtim të Pejës.

Por rruga këtij treni që po vinte nga Prishtina iu la në gjysmë.

Kjo për shkak se i njëjti u aksidentua me një veturë në hyrje të qytetit.

Lajmin për këtë e konfirmuan nga Policia e Kosovës, duke treguar se nuk ka të lënduar.

“Rreth orës 10:00 është mësuar se në hyrje të Pejës treni e ka goditur një veturë. Të lënduar nuk ka, njësitë kompetente kanë dalë në vendngjarje”.

Gjithë këtë ngjarje e panë nga afër disa qytetarë të kësaj zone që thanë se nuk është hera e parë që këtu ndodhin këso aksidentesh.

Disa nga ta thonë se mungesa e infrastrukturës është shkaktar i  këtyre aksidenteve, derisa bëjnë apel për investim nga institucionet.

“Kjo është shqetësuese boll. Kjo ndodh çdo vit tri raste në vit më së paku ndodhin, rampë s’ka, gjë jo, atëherë këto normal që ndodhin. Me qenë siç duhet, në rregull këta duhet me vendosë rampën këtu, në Pavlan poshtë, kjo është më shqetësuese s’ka ku me shku”, ka deklaruar qytetari, Fazli Krasniqi.

“Problemi te semaforat ajo dihet problemi ku është, valla shteti duhet mi ndreq, shteti veç po flen s’po bën asnjë gjë duhet me i ndreq këto duhet me i rregullu shkaku i tyre bëhet aksidentet” , ka deklaruar qytetari, Naser Bërbati.

“Mendimi jem është që ka nevojë këtu për një laurë duhet me marrë Komuna si përgjegjësi dhe besoj se nëse montohet laura nuk ka me pas aksidente”, ka pohuar qytetari, Muhamet Ahmeti.

Por nga ndërmarrja INFRAKOS në një përgjigje për Tëvë1 kanë bërë të ditur se të gjitha shenjat e nevojshme janë të vendosura në vendin ku ka ndodhur aksidenti.

“Nga informata e parë, Komisioni për Ngjarje të Jashtëzakonshme ka konstatuar qe shkaktar i incidentit ka qenë ngasësi i automjetit i cili nuk i ka dhënë përparësi trenit por ka tentuar të kaloj duke mos respektuar shenjën Stop dhe pa u siguruar për gjendjen në vendkalim. Gjendja infrastrukturore në mirëmbajtje të vendkalimit ka qenë e mirë dhe stabile, ndërsa shqetësimet mbetën qe nuk respektohen shenjat në kryqëzimet në nivel hekurudhë – rrugë nga ngasësit e automjeteve rrugore.”

Aksidente të natyrës së njëjtë ka pasur edhe në disa vende tjera në Kosovë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Barduani pret diplomaten greke Vakali, diskutojnë sigurinë në Kosovë dhe dialogun me Serbinë

Barduani pret diplomaten greke Vakali, diskutojnë sigurinë në Kosovë dhe dialogun me Serbinë

Kosova merr kontrollin e objektit në Graçanicë ku vepronte Posta e Serbisë

Kosova merr kontrollin e objektit në Graçanicë ku vepronte Posta e Serbisë

Policia publikon fotografitë e dy të dyshuarve për “shpërdorim të pasurisë së huaj”, kërkon ndihmën e qytetarëve

Policia publikon fotografitë e dy të dyshuarve për “shpërdorim të pasurisë së huaj”, kërkon ndihmën e qytetarëve

FSK lëshon flamujt në gjysmështizë në të gjitha kazermat në nderim të viktimave të 11 shtatorit në SHBA

FSK lëshon flamujt në gjysmështizë në të gjitha kazermat në nderim të viktimave të 11 shtatorit në SHBA

Futboll, Liga e Parë luhet të shtunën

Futboll, Liga e Parë luhet të shtunën

Barduani pret diplomaten greke Vakali, diskutojnë sigurinë në Kosovë dhe dialogun me Serbinë

Barduani pret diplomaten greke Vakali, diskutojnë sigurinë në Kosovë dhe dialogun me Serbinë

Rama njofton reformën e Kuvendit: Duhet të ulet numri i deputetëve në 101

Rama njofton reformën e Kuvendit: Duhet të ulet numri i deputetëve në 101

Kosova merr kontrollin e objektit në Graçanicë ku vepronte Posta e Serbisë

Kosova merr kontrollin e objektit në Graçanicë ku vepronte Posta e Serbisë

Në Francë propozohet ndalimi i rrjeteve sociale për fëmijët nën 15-vjeçarë

Në Francë propozohet ndalimi i rrjeteve sociale për fëmijët nën 15-vjeçarë

Edi Rama propozon Niko Peleshin për kryetar të Kuvendit në Shqipëri

Edi Rama propozon Niko Peleshin për kryetar të Kuvendit në Shqipëri

Policia publikon fotografitë e dy të dyshuarve për “shpërdorim të pasurisë së huaj”, kërkon ndihmën e qytetarëve

Policia publikon fotografitë e dy të dyshuarve për “shpërdorim të pasurisë së huaj”, kërkon ndihmën e qytetarëve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X