TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Trendafilova: Nuk ka pasur asnjëherë presion apo ndërhyrje te gjyqtarët

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
Trendafilova viziton Kosovën në fund të muajit

Kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova deklaroi se nuk ka pasur asnjëherë presion dhe ndërhyrje në punën e gjyqtarëve.

Sipas saj, gjyqtarët e Dhomave të Specializuara nuk do të komprometojnë zbatimin e drejtë të ligjit dhe vërtetimin e së vërtetës.

Reklamë

Gjatë vizitës së saj në Kosovë, ajo komentoi edhe kërkesën urgjente të prokurorisë për ndërprerjen e të gjitha vizitave dhe komunikimeve për Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin. Megjithatë, nuk komentoi edhe dënimin prej 26 vjetësh për Salih Mustafën, teksa u pyet nëse një vendim i tillë është i drejtë.

Në takimin me përfaqësues të shoqërisë civile, kryetarja e Dhomave të Specializuara u shpreh se udhëhiqen nga ligji dhe nuk kanë presion apo ndërhyrje.

“Nuk ka pasur asnjëherë presion, ndërhyrje në atë që ne bëjmë. Ne udhëhiqemi nga ligji dhe nga faktet e çështjes, kaq, dhe këtë e pohoj për të gjithë kolegët, për të gjithë gjyqtarët. Unë nuk po i mbroj ata. Ju duhet të jeni të sigurt se unë jam shumë e vëmendshme kur vëzhgoj, sepse është interesante për mua, është e rëndësishme kur t’ju takoj është mirë të kem përgjigje bazuar në përshtypjen time personale se si zhvillohet seanca. Për këtë, jam absolutisht, plotësisht e sigurt se nuk ka asnjë ndërhyrje, ji i sigurt për këtë”, deklaroi ajo.

Më tej, ajo shtoi se gjyqtarët e dhomave të specializuara nuk do të komprometojnë asnjëherë zbatimin e drejtë të ligjit.

‘Gjyqtarët e dhomave të specializuara nuk do të komprometojnë kurrë zbatimin e drejtë të ligjit dhe vërtetimin e së vërtetës. Dhe në një kohë që do të vijë, do të takohemi dhe nuk do të turpërohem të përballem me ju, ju që më thoni në fakt kjo nuk është e vërtetë. Por kjo është se si funksionon. Nuk është e mundur, për shembull, ajo që ka ndodhur javën e kaluar me z. Thaçi, z. Veseli dhe z. Selimi, për të cilët është marrë vendim i ndërmjetëm nga gjyqtarët. Vendim i ndërmjetëm për t’u izoluar dhe gjithashtu për t’u kufizuar në komunikimin e tyre pa diskutim, absolutisht me avokatët e tyre, nuk ka dyshim për këtë dhe me disa familjarë. Por gjyqtarët dhanë, siç thonë ata, vendim të ndërmjetëm. Pse? Sepse donin të merrnin një justifikim të duhur, domethënë të siguronin fakte dhe prova nga prokurori specialist që i sheh me këtë kërkesë urgjente, me këtë ‘mocion urgjent’ – kështu u quajt”, deklaroi ajo.

Ditë më parë, Gjykata Speciale ka marrë vendimin lidhur me kërkesën urgjente të prokurorisë për ndërprerjen e të gjitha vizitave dhe komunikimeve për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.

Kryetarja e Gjykatës Speciale deklaroi sot se do të merret vendimi përfundimtar për këtë mocion urgjent.

“Sa i përket kushteve mendoj se e kam shpjeguar se trupi gjykues i dytë për rastin e madh pritet të marrë vendim përfundimtar për këtë mocion urgjent të prokurorit për kufizimin e komunikimeve të tre të akuzuarve, Thaçi, Veseli dhe Selimi. Pasi të marrim mendimet e atyre, prokurorit, kryesekretarit dhe me shumë gjasa të mbrojtjes, natyrisht, do të shohim se çfarë do të vendosin. Por siç thashë, është e domosdoshme që takimet me Këshillin e tyre nuk mund të kufizohen fare, dhe ky është një takim i lirë pa asnjë monitorim, kjo është marrëdhënia e shenjtë midis klientit dhe këshilltarit të tij. Për sa i përket familjarëve, gjyqtarët do të vendosin se kush nga familja e ngushtë do të dëshironin që secili nga tre të akuzuarit të ketë vizita dhe takime të vazhdueshme që do të bëhen”, deklaroi Trendafilova.

“Më pyetët për 26 vitet e z. Mustafa. Si mund të komentoj këtë? Ky rast mund të shkojë në Dhomën e Specializuar. Më 14 dhjetor, Dhoma e Apelit do të marrë aktgjykimin, por më pas ai është subjekt i shqyrtimit nëse Mustafa dëshiron… në Dhomën e Specializuar të Gjykatës Supreme. Unë respektoj vendimin e marrë nga gjyqtarët e pavarur. Nuk mund të bëj një koment për këtë. Nëse do të bëja një koment, nëse sigurisht që ai (Mustafa) do të bëjë një referim në Gjykatën e Lartë, ju do të keni të gjitha arsyet për të kërkuar që të diskualifikohem për këtë çështje, nëse unë shpreh një mendim; nuk mundem”, u shpreh ajo.

Teksa komentoi zhvillimet në Dhomat e Specializuara në Hagë, kryetarja Ekaterina Trendafilova foli edhe për proceset gjyqësore që po zhvillohen.

“Dhe të hënën, dhoma e apelit që ishte… nga z. Mustafa, ka lëshuar urdhrin për caktimin e datës 14 dhjetor. Kështu që brenda disa ditëve të javës së ardhshme, kur kolegji i apelit do të vijë në sallën e gjyqit dhe ata do të japin gjykimin e tyre, askush nuk e di se çfarë do të vendosin për të njëjtën çështje, një tjetër zhvillim i rëndësishëm ishte në prill, të këtij viti, dhënien e aktgjykimit të urdhrit të dëmshpërblimit. E korrigjoj veten, nuk ishte aktgjykim, ishte një urdhër sipas të cilit tetë prej viktimave, të cilëve u është dhënë statusi i pjesëmarrjes në këtë rast, u është dhënë edhe dëmshpërblim. Dhe tani le të shohim se si do të zhvillohet më tej kjo çështje. Jemi në pritje të aktgjykimit të dhomës së apelit, i cili ka të bëjë me dënimin dhe me aktgjykimin në themel të çështjes, urdhri i dëmshpërblimit nuk është ankimuar në dhomën e apelit, por megjithatë do të ndikohet varësisht se si gjyqtarët do të vendosin për krimet e supozuara të kryera për të cilat Mustafa është dënuar nga gjykata themelore”, tha ajo.

Para fillimit të kësaj konference, është mbajtur një protestë e organizuar nga Partia Socialdemokrate kundër kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, ku ka eskaluar edhe në dhunë. /kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zëdhënësi i Qeverisë: Në titullin e draft-statutit ka praktikisht një shkelje të Kushtetutës

Kryeziu: Lista Serbe nuk është parti e zakonshme, kryesohet ende nga Radoiçiq

Digjen, drunj, mjedra, dredhëza dhe arra në Lloshkobarë të Ferizajt – mijëra euro dëme

Digjen, drunj, mjedra, dredhëza dhe arra në Lloshkobarë të Ferizajt – mijëra euro dëme

Ambasada e Gjermanisë thirrje deputetëve: Gjeni kompromis

Ambasada e Gjermanisë thirrje deputetëve: Gjeni kompromis

Dronët e Serbisë dyshohet se filmuan liqenin e Batllavës

Dronët e Serbisë dyshohet se filmuan liqenin e Batllavës

Zëdhënësi i Qeverisë: Në titullin e draft-statutit ka praktikisht një shkelje të Kushtetutës

Kryeziu: Lista Serbe nuk është parti e zakonshme, kryesohet ende nga Radoiçiq

Digjen, drunj, mjedra, dredhëza dhe arra në Lloshkobarë të Ferizajt – mijëra euro dëme

Digjen, drunj, mjedra, dredhëza dhe arra në Lloshkobarë të Ferizajt – mijëra euro dëme

Ambasada e Gjermanisë thirrje deputetëve: Gjeni kompromis

Ambasada e Gjermanisë thirrje deputetëve: Gjeni kompromis

Dronët e Serbisë dyshohet se filmuan liqenin e Batllavës

Dronët e Serbisë dyshohet se filmuan liqenin e Batllavës

Drita në epërsi pas pjesës së parë

Drita në epërsi pas pjesës së parë

Basha kritikon mosvotimin e Haxhiut: Model i keq ndaj gruas që i shërbeu Kosovës për 14 vite pa asnjë skandal

Basha: Mbani shënim, nuk certifikohet Lista serbe

​Haxhiu: Abazit nuk i kemi faj e as nuk kemi çfarë t’i bëjmë

Haxhiu: Moscertifikimi i Listës Serbe fitore për demokracinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X