TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Trendafilova flet për proceset gjyqësore në Hagë, thotë se gjykata nuk është një etnike

nga tëvë1
3 vjet më parë
0
A A
Trendafilova flet për proceset gjyqësore në Hagë, thotë se gjykata nuk është një etnike

Për shpërndarjen e dokumenteve që Zyra e Prokurorit të Specializuar tha se janë konfidenciale, dy ish-krerët e OVL-UÇK, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, u dënuan me burgim nga Gjykata Speciale.

Për hetimin e këtij rasti nuk flet kryetarja e kësaj gjykate, Ekaterina Trendafilova, e cila kur pyetet për këtë i referohet vetëm deklaratave publike të Prokurorit të Specializuar se i njëjti
është duke bërë një hetim për këtë por ende pa ndonjë rezultat.

Trendafilova thotë se Dhomat e Specializuara dhe ZPS janë dy organe të pavarura nga njëra-tjetra dhe nuk pajtohet me deklarimet në Kosovë se kjo gjykatë është një etnike.

Trendafilova thotë se Gjykata Speciale merret me përgjegjësi penale individuale dhe jo me organizata, grupe apo etni.

“Së pari ne nuk jemi gjykatë një etnike, ne jemi gjykatë, e kemi mandatin që është vendosur me një marrëveshje ndërkombëtare, marrëveshjen e vitit 2014. Më pas me amendamentin kushtetues, neni 162 i është shtuar Kushtetutës së Kosovës, në mënyrë të qartë kemi të bëjmë me ngritjen e Dhomave të Specializuara, si dhe me ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, dhe kemi të bëjmë me krime të kryera në periudhën janar 1998-dhjetor 2000”,thotë kryetarja e Gjykatës Speciale.

Gjykata Speciale ka dënuar me burgim dy ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Ata akuzohen se u angazhuan kundër administrim të drejtësisë duke nxjerrë dokumente konfidenciale dhe emra dëshmitaresh.

Megjithatë, ende nuk është zbardhur prejardhja e dokumenteve dhe kush i dërgoi ato në zyrat e OVL-UÇK.

Kur pyetet për këtë, kryetarja e gjykatës u referohet vetëm deklarimeve publike të Prokurorit të Specializuar.

“Më kujtohet se çfarë tha prokurori në një intervistë publike në ‘Koha Ditore’, se është duke bërë një hetim intensiv për personin që i dërgon në pikë të ditës gjithë këto dokumente në ambientet e organizatës së veteranëve. Dhe se ai gjithashtu ka menduar shumë se si mund të ndodhte kjo, por nuk ka asgjë për momentin si rezultat i hetimeve të tij. Por unë mund t’i referohem vetëm asaj që dihet publikisht”, thotë Trendafilova.

Edhe pse janë bërë gjashtë vjet prej themelit të kësaj gjykate dhe deri tani është shqiptuar vetëm një aktgjykim, Trendafilova e konsideron të suksesshme punën e Gjykatës Speciale.

“Pra, në dy vjet, unë jam mjaft pozitive për punën intensive që është bërë nga gjyqtarët, nga një ekip shumë i përkushtuar ligjor. Gjatë këtyre dy viteve kemi një aktgjykim, dhe ky aktgjykim është nxjerrë për më pak se tre muaj, vetëm për dy muaj dhe i tërë rasti para trupit gjykues zgjati më pak se 8 muaj, shtatë muaj e disa ditë. Kështu që tani kjo çështje është para panelit të Apelit që e kam caktuar, dhe presim që deri në fund të vitit të kemi një vendim përfundimtar nga Apeli. Pastaj edhe rasti tjetër, ai i z. Mustafa, po përfundon me një aktgjykim që presim nga trupi gjykues. Pastaj, nesër rasti kundër z. Shala do t’i kalohet të njëjtit trup gjykues që po merret me rastin e z. Mustafa”, thotë ajo.

Javën e kaluar ka përfunduar gjykimi i parë nën pretendimet për krime lufte, pranë kësaj gjykate, ai kundër Salih Mustafës.

Trendafilova pret që aktgjykimi në këtë çështje të shpallet deri në fund të këtij viti, ose në fillim të vitit të ardhshëm.

Gjykata Speciale ishte krijuar me akuzat e para të mëdha nën pretendime për trafikim të organeve njerëzore, ndërsa në aktakuza pastaj nuk janë përmendur askund dyshimet për këto krime.

Kur pyetet për këtë, kryetarja e Gjykatës Speciale thotë se nuk janë të kufizuar vetëm në atë që është pasqyruar në raportin e miratuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës.

Lidhur me rastin kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, kryetarja e Gjykatës Speciale thotë se është tejet voluminoz.

Megjithatë, pritshmëritë e saj janë që në fund të këtij viti të fillojë gjykimi.

Trendafilova: Nuk është e pazakontë që raste si dosja e Thaçit dhe të tjerëve të marrë më shumë kohë

“Pritshmëria pas seancave, pas diskutimeve në sallën e gjyqit, edhe vendimet që merren dhe janë publike, qasja shumë këmbëngulëse ndaj afateve shumë strikte të përcaktuara nga gjyqtari i procedurës paraprake, pritshmëritë janë që nga fundi i këtij viti, më së largu në fillim të vitit të ardhshëm, kjo çështje do të shkojë në gjykim”, ka thënë kryetarja e Gjykatës Speciale.

Gjatë konferencave mbi ecurinë e çështjes, avokatët e ish-krerëve të UÇK-së kanë adresuar kritika në adresë të ZPS-së se e njëjta nuk po i nxjerr provat shfajësuese.

Gjykatësit e Dhomave të Specializuara, Trendafilova i konsideron profesionistë të nivelit të lartë.

Ajo thotë se ata nuk mund të mbikëqyren nga Kuvendi apo Qeveria meqë ekziston ligji i veçantë për Dhomat e Specializuara dhe Prokurorinë e Specializuar.

“Gjykata Speciale, është një gjykatë e ligjit dhe e së drejtës në çdo sistem demokratik, dikton që gjyqtarët dhe gjykatat të mos vihen nën autoritetin, ndikimin, mbikëqyrjen, qoftë të ekzekutivit, qoftë të parlamentit”, ka deklaurar ajo.

Ndërkohë në Kosovë është përmendur nevoja që të themelohet një mekanizëm i pavarur që mbikëqyr punën e kësaj gjykate.

Zyrtarë të lartë të shtetit, përfshirë kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca dhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kanë deklaruar që kjo gjykatë është e mbyllur dhe nuk i jep llogari askujt.

Gjykata Speciale u themelua nga Kuvendi i Kosovës por vepron në Hagë të Holandës, me gjyqtarë e prokurorë ndërkombëtarë.

Ideja për themelimin e saj erdhi pas raportit të senatorit Dick Marty, i miratuar në Këshillin e Evropës, i cili pretendonte janë kryer trafikime të organeve njerëzore por pastaj në aktakuzat e ngritura ndaj ish-krerëve të UÇK-së nuk u përfshinë këto dyshime./KP/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Maloku: Ka shenja për një koalicion qeverisës LVV-Nisma, por nuk siguron stabilitet politik

Maloku: Ka shenja për një koalicion qeverisës LVV-Nisma, por nuk siguron stabilitet politik

Kryeziu: Qëndrimi për kreun e Kuvendit s’ka ndryshuar, çdo të re nga takimi Kurti –Limaj do ta diskutojmë

Kryeziu: Qëndrimi për kreun e Kuvendit s’ka ndryshuar, çdo të re nga takimi Kurti –Limaj do ta diskutojmë

Sela jep detaje për takimin e fundit me Kurtin: Më tha, a ta bëjmë Arben Taravarin kandidat për president?

Sela jep detaje për takimin e fundit me Kurtin: Më tha, a ta bëjmë Arben Taravarin kandidat për president?

Gjashtë persona të lënduar në një aksident në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë

Katër të lënduar në një aksident në Livoq të Gjilanit

Maloku: Ka shenja për një koalicion qeverisës LVV-Nisma, por nuk siguron stabilitet politik

Maloku: Ka shenja për një koalicion qeverisës LVV-Nisma, por nuk siguron stabilitet politik

Ekipi saudit Neom, dorëzohet për Xhakën, Sunderlandi e Fenerbahçe në garë

E ardhmja e Xhakës mbetet pezull, Leverkuseni vendos kushtet për ta liruar

“InfoNata” 17.07.2025

“InfoNata” 17.07.2025

Kryeziu: Qëndrimi për kreun e Kuvendit s’ka ndryshuar, çdo të re nga takimi Kurti –Limaj do ta diskutojmë

Kryeziu: Qëndrimi për kreun e Kuvendit s’ka ndryshuar, çdo të re nga takimi Kurti –Limaj do ta diskutojmë

Avionët luftarakë izraelitë kryejnë sulm të ri ajror në Suwayda të Sirisë

Avionët luftarakë izraelitë kryejnë sulm të ri ajror në Suwayda të Sirisë

“Një tetëshe” për Malishevën në Reykjavik

“Një tetëshe” për Malishevën në Reykjavik

Prishtina e mposht Sheriffin, por eliminohet nga Europa League, vazhdon garën në Ligën e Konferencës

Prishtina e mposht Sheriffin, por eliminohet nga Europa League, vazhdon garën në Ligën e Konferencës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X