TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Tregu i hapur energjetik, komuniteti i biznesit nesër bllokon rrugët

nga teve1
28 Maj, 2025
0
A A
Tregu i hapur energjetik, komuniteti i biznesit nesër bllokon rrugët

Këshilli Organizativ i protestës në kuadër të Odës Ekonomike të Kosovës ka paralajmëruar protestë për ditën e enjte, nga ora 10:00-12:00, si reagim ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji për të kaluar bizneset në tregun e lirë të energjisë elektrike.

Protesta përfshin për dy orë bllokimin e rrugëve në hyrje-dalje të Prishtinës si një veprim i parë simbolik për të shprehur pakënaqësinë, në të kundërtën u paralajmëruar vazhdim i protestave.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, tha në një konferencë për media se qëllimi i protestës nuk është kundërshtimi i daljes në tregun e lirë, por kërkesa për kohë të mjaftueshme që tregu dhe bizneset të përgatiten, në mënyrë që të shmangen pasojat negative.

Ai njoftoi pikat ku do të realizohet protesta.

“Qëllimi është t’ju njoftojmë se nesër nga ora 10:00 deri në ora 12:00 do të ketë një protestë, do të ketë mbyllje të hyrjeve dhe daljeve të rrugëve të qytetit të Prishtinës, si hap i parë për të shpreh pakënaqësinë tonë me daljen në tregun e hapur. Nuk jemi kundër, por kërkesa e biznesit ka qenë të kemi një periudhë të tranzicionit që të përgatitet së pari tregu që nuk është i përgatitur dhe që bizneset të përgatitësen për të dalë në tregun e lirë që të mos ketë efekte negative ose pasoja si për bizneset dhe ekonominë e vendit. Deri më sot jemi munduar t’i japim rrugë dialogut, kemi dërguar shkresa, kemi pasur takime, por s’kemi hasur në mirëkuptim për të na lejuar një fazë të tranzicionit. Vendet ku kemi planifikuar është Veterniku, rruga që vjen prej Gjilanit, Ferizaj dhe Prizren, te Dukagjini Center, rruga prej rrethit te Dukagjini, por që shkon për Mitrovicë, dhe e fundit prej Podujevës. Kërkojmë prej institucioneve të vendit të ulen të modelojnë fazën e tranzicionit që të mos i dëmtojnë bizneset dhe ekonominë e vendit…Nëser është hapi i parë, do të jetë dy orësh dhe nëse nuk do të ketë reflektim nga ana e institucioneve, do të njoftoheni me kohë për protestën e ardhshme. Mirëpo, nuk do të ndalen” ka thënë Rafuna.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë Skënder Krasniqi, theksoi se vendimi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë është marrë në mënyrë të nxituar dhe pa analiza të mjaftueshme, duke paralajmëruar pasoja serioze për bizneset.

“Si DHTIK e kemi kundërshtuar këtë dhe kemi përdorur gjitha metodat e komunikimit të mos vijmë këtu. Ky vendim është shumë i shpejtë, i pa analizuar dhe do të shkaktojë dëme të jashtëzakonshme edhe te bizneset, por edhe te punëtorët, sidomos rritja e çmimeve në treg. Kemi pasur takime të vazhdueshme, dje kemi pasur takim me qeverinë, që do të ndalohet ky vendim dhe pastaj do të ulemi, të ketë një shtyrje dhe të shohim politikat. Nuk jemi kundër daljes, por kundër vendimit të shpejtë që do të dëmtojë bizneset”, ka thënë Krasniqi.

Kryetari i Klubit të biznesit Ilir Ibrahimi ka thënë se nuk kanë gjetur një gjuhë të dialogut nga institucionet qeveritare.

“Mos të harrojmë që protesta është vetëm si hapi i fundit pas shumë përpjekjeve që kemi pasur për të ndërtuar një dialog dhe gjetur një zgjidhje për këtë sfidë. Fatkeqësisht, nuk kemi gjetur një gjuhë të dialogut nga institucionet qeveritare apo ZRRE. Dhe biznesi është detyruar që me një akt simbol të tregojë që duke e marrë këtë vendim për futjen në tregun e lirë të papërgatitur të çojë drejt mbylljes së ekonomisë, pra, mbyllja ekonomisë do të thotë mbyllje e shtetit”, ka thënë ai.

Po ashtu të mërkurën, Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar pezullim të menjëhershëm të vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për daljen e bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike.

Ky vendim ka nxitur reagime e kundërshtime nga bizneset vendore. Komuniteti i biznesit dhe disa parti politike kanë kërkuar shtyrjen e kërkesës së Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për treg të hapur energjetik.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka paralajmëruar se do të nisë betejën ligjore për të kundërshtuar vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, për liberalizimin e shpejtë të tregut të energjisë, pasi siç thuhet është marrë pa një analizë të mirëfilltë dhe pa asnjë konsultim me palët e interesit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gara për Gjilanin, Pozhari: Arbër Ismajli do të harrohet si emër, ‘marionetë’ e Lutfi Hazirit

Gara për Gjilanin, Pozhari: Arbër Ismajli do të harrohet si emër, ‘marionetë’ e Lutfi Hazirit

Canaj: Bedri Hamza mund të mos kandidoj për kryetar të Mitrovicës së Jugut

Canaj: Bedri Hamza mund të mos kandidoj për kryetar të Mitrovicës së Jugut

Arrestohet një i dyshuar për tregti të paligjshme dhe shpërndarje të produkteve të falsifikuara mjekësore

Arrestohet një i dyshuar për tregti të paligjshme dhe shpërndarje të produkteve të falsifikuara mjekësore

Me rastin e Kurban Bajramit, Tërnava nesër mban konferencë për media

Cristiano Ronaldo dërgon Portugalinë në finalen e Ligës së Kombeve

Cristiano Ronaldo dërgon Portugalinë në finalen e Ligës së Kombeve

Chelsea zyrtarizon Liam Delap si lojtar të ri

Chelsea zyrtarizon Liam Delap si lojtar të ri

Veto në OKB: SHBA-ja bllokon një tjetër rezolutë për armëpushim në Gaza

Veto në OKB: SHBA-ja bllokon një tjetër rezolutë për armëpushim në Gaza

Emisioni “Info Nata” 04.06.2025 ‪

Emisioni “Info Nata” 04.06.2025 ‪

Arrestohet një i dyshuar për tregti të paligjshme dhe shpërndarje të produkteve të falsifikuara mjekësore

Arrestohet një i dyshuar për tregti të paligjshme dhe shpërndarje të produkteve të falsifikuara mjekësore

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X