Tre personat e plagosur të mërkurën në mbrëmje në Pejë janë dërguar për në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, ka mësuar Teve 1.
Për këtë rast mediumi ka telefonuar edhe me Spitalin e Pejës, por që nuk ka arritur të kontaktojë me zyrtarët e këtij spitali.
Sonte rreth orës 22:00 në rrugën “Bekim Berisha-Abeja”, tre persona janë plagosur me armë zjarri.
Ata fillimisht kishin pranuar tretman mjekësor në Spitalin e Pejës.