TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Tre të plagosur nga sulmet ruse në Ukrainë, ndërsa raportohen më shumë sulme me dron në Rusi

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Tre të plagosur nga sulmet ruse në Ukrainë, ndërsa raportohen më shumë sulme me dron në Rusi

Tre persona u plagosën në një sulm raketor rus në Ukrainën qendrore, pasi Rusia raportoi më shumë sulme me dronë në fillim të 1 shtatorit, duke përfshirë ato afër Moskës dhe një termocentrali bërthamor, ndërsa ushtria e Ukrainës tha se kundërofensiva e saj po vazhdonte në lindje dhe jug të vendit në mes të luftës 18-mujore me forcat pushtuese ruse.

Një ndërmarrje private u godit nga një raketë me rreze të gjatë veprimi në orët e para të 1 shtatorit në qytetin Vinitsija, duke plagosur tre persona, shkroi guvernatori Serhiy Borzov, në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Komanda e Forcave Ajrore të Ukrainës tha se rrëzoi një raketë të dytë të lëshuar si pjesë e sulmit gjatë natës. Raketa u rrëzua mbi rajonin qendror Kirovohrad, tha guvernatori lokal në Telegram.

Më herët, kryetari i Moskës, Sergei Sobyanin, tha se sistemet mbrojtëse ajrore i kanë rrëzuar dy dronë për të cilët tha se po i afroheshin qytetit. Dronët u rrëzuan në jug të Moskës, shkroi ai në Telegram.

Agjencia shtetërore e lajmeve e Rusisë, TASS, raportoi se fluturimet u pezulluan përkohësisht të premten në tri aeroportet më të mëdha të Moskës, Sheremetyevo, Domodedovo, and Vnukovo.

Ka pasur pengesa të vazhdueshme në nisje dhe ulje të aeroplanëve në aeroportet e Moskës në kohët e fundit, për shkak të rrezikut nga dronët.

Një sulm me dron u raportua edhe në Kurçatov, afër një centrali bërthamor në rajonin Kursk, tha guvernatori rajonal Roman Starovoit.

Shërbimet emergjente shkuan në vendin e ngjarjes për t’i vlerësuar dëmet në një ndërtesë administrative dhe në një ndërtesë banimi si pasojë e sulmit, tha ai.

Starovoit nuk përmendi ndonjë dëm të mundshëm në centralin bërthamor të Kurskit, e as nuk dha hollësi për ndërtesat e goditura.

Më herët, një guvernator lokal në rajonin perëndimor, Pskov, tha se mbrojtja ajrore ruse e kishte “neutralizuar një objekt të paidentifikuar”.

Rajoni Pskov, rreth 700 kilometra në veri të kufirit ukrainas, ishte cak i një sulmi të madh me dronë në fillim të kësaj jave. Dronët e goditën një aeroport duke e shkaktuar një zjarr masiv dhe duke i dëmtuar katër aeroplanë transportues il-76, njoftoi TASS më 30 gusht, duke cituar zyrtarët rusë.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha më 31 gusht se Ukraina e ka zhvilluar një armë e cila është në gjendje ta godasë cakun 700 kilometra larg, duke iu referuar sulmi në aeroportin e Pskovit.

Zelensky tha se arma u prodhua nga Ministria e Industrive Strategjike e Ukrainës, por nuk dha hollësi të tjera.

Ndërkohë, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës tha se më shumë se 25 beteja u zhvilluan në vijën e frontit në 24 orët e fundit.

Në raportin e vet ditor më 1 shtator, ushtria ukrainase tha se forcat e saj “po vazhdojnë të kryejnë operacione në drejtim të Melitopolit”.

Qëkur e nisi kundërofensivën, Ukraina i ka çliruar më shumë se dhjetëra fshatra, por ende nuk ka arritur të depërtojë në mbrojtjet kryesore të Rusisë. /rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Turqia: Do të vazhdojmë të mbrojmë të drejtat e patjetërsueshme të popullit palestinez

Turqia: Do të vazhdojmë të mbrojmë të drejtat e patjetërsueshme të popullit palestinez

Zjarrfikësi shpëton fëmijën nga banesa që kishte marrë flakë në Tiranë

Zjarrfikësi shpëton fëmijën nga banesa që kishte marrë flakë në Tiranë

Rutte viziton selitë e JFC Brunssum dhe AWACS

Rutte viziton selitë e JFC Brunssum dhe AWACS

Çifti shqiptar gjendet i vdekur në banesën e tyre në Francë

Çifti shqiptar gjendet i vdekur në banesën e tyre në Francë

AAK-ja e rikonfirmon: S’ka votë për Konjufcën

AAK-ja e rikonfirmon: S’ka votë për Konjufcën

Turqia: Do të vazhdojmë të mbrojmë të drejtat e patjetërsueshme të popullit palestinez

Turqia: Do të vazhdojmë të mbrojmë të drejtat e patjetërsueshme të popullit palestinez

Zjarrfikësi shpëton fëmijën nga banesa që kishte marrë flakë në Tiranë

Zjarrfikësi shpëton fëmijën nga banesa që kishte marrë flakë në Tiranë

Foda nuk e prish traditën, stërvitje e lehtë e Kosovës në ditën e ndeshjes

Foda nuk e prish traditën, stërvitje e lehtë e Kosovës në ditën e ndeshjes

Rrahmani në mesin e pesë lojtarëve që do të largohen nga Napoli

Presidenti i Napolit shpërthen: “Rrahmani na u kthye i dëmtuar rëndë, UEFA e FIFA po na shkatërrojnë!”

KQZ: Të mërkurën fillon numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike

Numërimi i fletëvotimeve me postë, KQZ njofton se janë refuzuar mbi 3000

Përfundon numërimi i votave nga diaspora, me kusht dhe atyre me nevoja të veçanta

Përfundon numërimi i votave nga diaspora, me kusht dhe atyre me nevoja të veçanta

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën