Tre qytetarë kanë pësuar lëndime trupore nga një aksident në mes të një kamioni dhe dy veturave në magjistralen Prishtinë-Podujevë, raporton teve1.info
Lajmin për teve1 e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo tha se tre të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me rastin po merret njësiti i trafikut.
“Sot rreth orës 07:00 ne rrugën Prishtinë – Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira një kamion dhe dy vetura.
Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor.
Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.