Zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti ka bërë të ditur për teve1.info se si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore.
“Sonte, rreth orës 19:30 është raportuar se në fshatin Nevolan, të Vushtrrisë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime”, tha Zahiti.