Tre pjesëtarë të një familje dyshohet se janë përfshirë në një rrahje dhe se janë dërguar për trajtim në Qendrën Emergjente në Ferziaj.
Sipas Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur në rrugën “12 Qershori” në Shtime.
Kanun Veseli, zëdhënës për rajonin e Ferizajt ka thënë për teve1.info se për rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit.
“Rreth orës 19:33, policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informate për një rrahje në rrugen ,,12 Qershori” ne Shtime. Patrullat e policisë menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe aty kanë mësuar se tre persona anëtarë të familjes, dyshohet për dhunë në familje, kanë pësuar lëndime trupore dhe pas marrjes së ndihmës së parë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, ka thënë Veseli.