Tre persona kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti që ndodhi paraditen e sotme në Banjë të Istogut.
Sipas zëdhënësit të Policisë së Pejës, Fadil Gashi, përfshirë në aksident janë dy automjete.
Policia është prezent në vendngjarje për të hetuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. /teve1.info/





