Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes katër veturave mesditën e sotme në rrugën Fushë-Kosovë – Prishtinë.
Kështu ka bërë të ditur për tëvë1.info, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor.
“Sot rreth orës 12:40 kemi pranuar informatën se në rrugën Fushë Kosovë- Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira katër automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, ka deklaruar Ahmeti./teve1.info/